Fondacioni Lumbardhi ka njoftuar se arkivi personal i regjisorit të ndjerë Besim Sahatçiu është bërë pjesë e Arkivit Publik të krijuar në kuadër të kësaj organizate.
Me këtë rast, Lumbardhi ka bërë të ditur se është në përfundim të procesit të digjitalizimit të arkivit të Sahatçiut.
“Në vazhdën e proceseve të grumbullimit dhe digjitalizimit të arkivave të ndryshme të individëve dhe institucioneve të ndryshme që kanë formësuar jetën artistike, intelektuale si dhe trashëgiminë kulturore në Kosovë, kemi kënaqësinë të lajmërojmë se jemi në përfundim të procesit të digjitalizimit të arkivit personal të regjisorit të mirënjohur Besim Sahatçiu”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.
Besim Sahatçiu, si figurë kyçe e kinematografisë së shekullit XX në Kosovë, sipas Lumbardhit, ka lënë pas një arkiv të organizuar me kujdes, duke ofruar dëshmi audio-vizuale dhe materiale përgjatë momenteve të ndryshme të karrierës së tij, duke filmuar dokumentarë, filma artistikë, vepra në teatër si dhe kujtime apo mirënjohje të ndryshme me të cilat është vlerësuar gjatë jetës së tij.
Regjisori i ndjerë, Besim Sahatçiu lindi në Pejë në vitin 1935 dhe ndërroi jetë në vitin 2005. Veprimtaria e tij ka qenë gjerësisht e shtrirë në artet skenike dhe kinematografi, duke qenë ndër dokumentaristët e parë në Kosovë, që ka realizuar filma tanimë kult në kinematografinë e Kosovës si dhe me kontributin të dalluar edhe në teatër.
Fondacioni Lumbardhi, ka sqaruar se kohë më parë, ka trajtoi këtë trashëgimi përmes Ansamblit Eksperimental të Lumbardhit, i cili nën udhëheqjen e Ilir Bajrit kompozoi dhe performoi kolona zanore për dokumentarët ikonikë “117” dhe “Pehlivanët”, raporton Telegrafi.
“Digjitalizimi i arkivit të Besim Sahatçiut u bë me bashkëpunimin dhe mbështetjen e familjes së tij, bashkëshortes Besa dhe djemve Besnik Sahatçiu Ora dhe Bekim Sahatçiu, të cilët e ndanë me Lumbardhin këtë arkiv që ai të jetë i qasshëm për të gjithë, duke hapur mundësi për studime dhe interpretime të mëtutjeshme të punës së tij”, thuhet në njoftimin e Fondacionit Lumbardhi, që po ashtu ka ndarë disa prej imazheve të shkëputura nga shesh-xhirimet, prapaskenat dhe në filmimet e “Era dhe Lisi”, “Trimi” dhe “Tre vetë kapërcejnë malin”.
Arkivi Publik i Lumbardhit mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Geci nesër dëshmon në Hagë kundër Hashim Thaçit për Komunikatën 59
Rhotert kritikon BE-në për injorimin e agresivitetit të Serbisë ndaj Kosovës: Ndikimi i SHBA-së ndaloi tri luftëra në Ballkan
Valza pranoi një dhuratë luksoze nga vëllai i saj, Edon Zhegrova: Shpresoj të gjesh një grua që të kompleton
Xavi drejt rikthimit në stol, spanjolli ka marrë ofertën e parë pas largimit nga Barça
Shqiptaro-amerikania dhe restoranti me ushqime ‘të egra’ në New York
Gjermania testoi sistemin katër ditë punë, tre ditë pushim - kompanitë befasohen me rezultatet e arritura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Trupat e Koresë së Veriut shihen duke u pajisur me uniforma në Rusi përpara dislokimit të mundshëm në Ukrainë
Analistët në Serbi: Pavarësisht fituesit, mbështetja e SHBA-së për pavarësinë e Kosovës mbetet e pandryshuar
Nga janari i vitit 2025, 200% rritje të tatimit për pronat komerciale
Dzeko zbuloi momentin më të dhimbshëm nga Interi: Kur e shoh sërish, mbuloj menjëherë ekranin me dorë
Rana e Hedhun plot me vizitorë edhe në tetor, flasin turistët e huaj
Paradoksi i BE-së, jep fonde nga plani i rritjes për Kosovën por masat vazhdojnë