LAJMI I FUNDIT:

Jose Mourinho ka zbuluar punën e tij të ëndrrave të cilën synon ta realizojë para pensionimit

Jose Mourinho ka zbuluar punën e tij të ëndrrave të cilën synon ta realizojë para pensionimit

Komenti i Jose Mourinhos për punën e tij të ëndrrave është rishfaqur sërish dhe zgjedhja e tij padyshim do t’i jepte fund një karriere legjendare para se të pensionohej.

Mourinho u emërua trajner i ekipit turk Fenerbahce në qershor të këtij viti, por përkundër faktit që gëzoi një përkrahje të madhe, ky ekip mund të konsiderohet diçka si ‘hap mbrapa’ për portugezin duke marrë parasysh ekipet që ka drejtuar në Evropë.

Ai fillimisht bëri emër tek Porto aty ku në vitin 2004 siguroi Ligën e Kampionëve, para se t’i bashkohej Interit në vitin 2008.


61-vjeçari fitoi dy herë radhazi titullin e Serie A dhe më pas i udhëhoqi zikaltërit drejt tripletës historike në 2010, duke siguruar trofeun e dytë të Ligës së Kampionëve gjatë këtij procesi.

Që prej atëherë, ai ka drejtuar ndoshta dy prej ekipeve më të suksesshme në botën e futbollit, Real Madrid dhe Manchester United, me një rikthim tek Chelsea që ndodhi mes aventurave tek Tottenhami dhe Roma.

Por ka një rol të cilin 61-vjeçari nuk e ka marrë ende por ëndërron që ta bëjë para pensionimit.

Ish-lojtari i Chelseat, Frank Lebouef, ka thënë se Mourinho ka vënë syrin e tij tek posti i përzgjedhësit të Portugalisë.

“E mbaj mend kur e intervistova Mourinhon kur ai ishte tek Real Madridi ose Chelsea dhe kur erdhi në Los Anxhelos. Ai e pranoi se gjëja e fundit që do të donte të bënte në karrierën e tij si trajner është që të marrë drejtimin e kombëtares së Portugalisë, mendoj se ky do të jetë qëllimi i tij”, kishte thënë Lebouef.

Këtë e kishte pranuar edhe vet Mourinho, madje duke thënë se këtë mundësi e kishte pasur dy herë, por kishte refuzuar.

“Është normale, Portugalia. E kisha shansin të shkojë dy herë, por ata nuk erdhën në kohën e duhur për mua. Isha emocional kur e refuzova ofertën e fundit, sepse vendosa të qëndroja tek Roma dhe mendoj se bëra një gabim”, kishte thënë Mourinho./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta e thotë publikisht se një lojtar që sapo është larguar nga Barcelona do të pendohet

Laporta e thotë publikisht se një lojtar që sapo është larguar nga Barcelona do të pendohet

La Liga
Real Madridi dështoi ta kompletojë ‘blerjen e ëndrrave’ të Zidane – klubi tashmë është penduar

Real Madridi dështoi ta kompletojë ‘blerjen e ëndrrave’ të Zidane – klubi tashmë është penduar

La Liga
Legjenda i dha fund karrierës dhe publikoi një foto nga miniera:

Legjenda i dha fund karrierës dhe publikoi një foto nga miniera: "Mos harro nga vjen"

Ndërkombëtare
Gjiganti gjerman drejt falimentimit, i kërkon tifozëve ta blejnë stadiumin për t'i shpëtuar më të keqës

Gjiganti gjerman drejt falimentimit, i kërkon tifozëve ta blejnë stadiumin për t'i shpëtuar më të keqës

Bundesliga
Ambrosini paralajmëron tifozët e Milanit se ish-talenti i skuadrës do t'i bashkohet Juventusit ose Interit

Ambrosini paralajmëron tifozët e Milanit se ish-talenti i skuadrës do t'i bashkohet Juventusit ose Interit

Serie A
Dani Alves bën reagimin e parë publik pas lirimit nga burgu

Dani Alves bën reagimin e parë publik pas lirimit nga burgu

La Liga
Kalo në kategori