LAJMI I FUNDIT:

Çka dihet deri më tani për vrasjen e Yahya Sinwarit?

Çka dihet deri më tani për vrasjen e Yahya Sinwarit?

SHBA dhe liderë të tjerë botërorë po këmbëngulin sërish në arritjen e një marrëveshjeje të armëpushimit dhe lirimin e pengjeve të mbetura në Gaza, pas vrasjes së liderit të Hamasit, Yahya Sinwar.

Ky i fundit, që besohej nga Izraeli të ishte arkitekti kryesor i sulmit të 7 tetorit, u vra gjatë një operacioni në Rripin e Gazës, njoftoi ushtria izraelite.

Hamasi ende nuk e ka komentuar vrasjen e 62-vjeçarit, shkruan cnn.


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se vdekja e liderit të grupit militant palestinez shënon “fillimin e ditës pa Hamasin”, por shtoi se qëllimet e luftës “ende nuk janë arritur”.

Por, çfarë dihet deri më tani?

Si u gjet dhe si u eliminua Sinwari: Ushtria izraelite publikoi një video të redaktuar, ku një dron hyn në një ndërtesë të dëmtuar teksa filmon një person – për të cilin Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se është Sinwar – shihet ulur në një karrige.

Sinwar u vra në një nga shtëpitë e vetme që ende qëndronte në ‘këmbë’ në një zonë banimi të Rafahut, sipas një analize që i ka bërë CNN-i videove dhe fotove të publikuara nga IDF. Zyrtarët izraelitë kryen teste të ADN-së dhe përdorën shënime dentare për të konfirmuar identitetin e tij.

SHBA do të përqendrohet për t’i dhënë fund konfliktit: Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller ritheksoi se SHBA-ja synon të intensifikojë përpjekjet për të liruar pengjet dhe “t’i japë fund kësaj lufte”. SHBA “sheh një mundësi të re për negociata”, tha ai, por nuk dha detaje.

“Drejtësia është vendosur”: Disa nga familjet e atyre që u morën peng më 7 tetor në Izrael thanë se ndihen sikur “drejtësia është vendosur” pasi ushtria izraelite tha se vrau Sinwarin.

Gil Dickmann, 31 vjeç, kushëriri i Carmel Gat, e cila u vra nga Hamasi disa javë më parë së bashku me pesë pengje të tjera, tha se “aktiviteti i Sinwarit në Gaza ka pasur kaq shumë viktima, ndër ta mijëra palestinezë dhe, natyrisht, kushëriri im, për të cilin sapo mësuam sot se ishte me të në robëri”, sipas Forumit të Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukur.

Çfarë do të thotë vdekja e Sinwarit për Gazën: Palestinezët në Gaza i thanë CNN-it se nuk besojnë se vrasja e Sinwar do t’i japë fund luftës.

Por, të tjerë mbeten me shpresë. “Sinwar ka vdekur, por shumë nga njerëzit tanë janë vrarë, dhe tani nuk ka më justifikim për Netanyahun që të vazhdojë luftën”, tha 22-vjeçari, Mumen Khalili.

Në luftë janë vrarë më shumë se 42 mijë palestinezë në Gaza dhe ka lënë dhjetëra mijëra të tjerë të luftojnë me sëmundje, uri të madhe dhe zhvendosje të vazhdueshme.

Reagimi i Iranit: Misioni i Iranit në OKB tha se rrethanat e vdekjes së Sinwarit në një zonë lufte aktive do të forcojnë “frymën e rezistencës”.

Së bashku me Hezbollahun, Huthitët dhe grupe të tjera, Hamasi është pjesë e një aleance të drejtuar nga Irani që përfshin Libanin, Jemenin, Sirinë, Gazën dhe Irakun, të cilat kanë sulmuar Izraelin dhe aleatët që kur filloi lufta e Izraelit në Gaza.

Ata thonë se nuk do të ndalojnë sulmet ndaj Izraelit dhe aleatëve të tij derisa të arrihet një armëpushim në enklavën palestineze. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët izraelitë bien në kurthin e Hamasit në një tunel në Gaza

Ushtarët izraelitë bien në kurthin e Hamasit në një tunel në Gaza

Azia
Pa koment: Shkretëtira e Marokut 'mbushet' me liqene pas përmbytjeve që goditën vendin

Pa koment: Shkretëtira e Marokut 'mbushet' me liqene pas përmbytjeve që goditën vendin

Afrika
Hamasi konfirmon vdekjen e liderit, ka një mesazh për izraelitët: Nuk do t'i lirojmë pengjet

Hamasi konfirmon vdekjen e liderit, ka një mesazh për izraelitët: Nuk do t'i lirojmë pengjet

Azia
Sistemi që lëviz ujin rreth Tokës është jashtë ekuilibrit për herë të parë në historinë njerëzore

Sistemi që lëviz ujin rreth Tokës është jashtë ekuilibrit për herë të parë në historinë njerëzore

Botë
Gjithçka që dihet për pretendimet se Koreja e Veriut po dërgon mijëra ushtarë për të luftuar krah rusëve

Gjithçka që dihet për pretendimet se Koreja e Veriut po dërgon mijëra ushtarë për të luftuar krah rusëve

Botë
‘Garë’ edhe në mes të miliarderëve: Ish-pronari i Dallas Mavericks në krah të Harrisit, Musk mbështet Trumpin

‘Garë’ edhe në mes të miliarderëve: Ish-pronari i Dallas Mavericks në krah të Harrisit, Musk mbështet Trumpin

Amerika
Kalo në kategori