LAJMI I FUNDIT:

Netanyahu reagon pas vrasjes së liderit të Hamasit

Netanyahu reagon pas vrasjes së liderit të Hamasit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se “e keqja ka marrë një goditje të rëndë,” por paralajmëroi se misioni i Izraelit nuk është ende i përfunduar.

Në një deklaratë pas vdekjes së konfirmuar të Yahya Sinwarit, Netanyahu tha se Izraeli e përmbushi premtimin për të vrarë udhëheqësin e Hamasit.

“Ne sot i dhamë një goditje të rëndë së keqes, por detyra para nesh nuk është ende e përfunduar”, tha ai, shkruan skynews.


Duke iu drejtuar familjeve të pengjeve, Netanyahu theksoi se ishte një “moment i rëndësishëm në luftë”.

Ai shtoi se do të vazhdojnë me të gjithë fuqinë derisa të kthehen në shtëpi të dashurit e tyre, të cilët janë gjithashtu të dashurit e tyre. Netanyahu e quajti këtë detyrën më të lartë të tij.

Për banorët e Gazës, ai tha se “Sinwar ju shkatërroi jetën. Ju tha se ishte një luan, por në të vërtetë po fshihej në një strofull të errët – dhe u vra kur u arratis me panik nga ushtarët tanë”.

Netanyahu e cilësoi vdekjen e Sinwarit si një “pikë të rëndësishme në rënien e sundimit të keq të Hamasit”.

Ndryshe, Sinwar është raportuar se ka qenë arkitekti i sulmit terrorist të 7 tetorit të vitit të kaluar, kur mbetën të vdekur rreth 1200 persona. /Telegrafi/