LAJMI I FUNDIT:

ESHS-Maqedoni: Për 8.9% është ulur qarkullimi në industri

ESHS-Maqedoni: Për 8.9% është ulur qarkullimi në industri

Rënie e re e qarkullimit në industri ka shënuar Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoninë e Veriut. Gjegjësisht, në gusht të këtij viti, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, qarkullimi është ulur për 8.9 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i përgjithshëm në industri në muajin gusht shënoi rënie në produktet e ndërmjetme, përveç energjisë me 5,6 për qind, produktet kapitale me 18,3 për qind dhe mallrat e qëndrueshme për konsum me 5,6 për qind, ndërsa rritje u shënua te produktet jo të qëndrueshme për mallrat e konsumit me 1.8 për qind.

“Qarkullimi në industri, në total, në gusht krahasuar me korrikun 2024, është ulur me 6.4 për qind. Në periudhën janar – gusht të këtij viti, megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, është shënuar një rënie prej 12.8 për qind.


Në tregun vendas, qarkullimi i industrisë në gusht 2024 është ulur me 9.6 për qind. Sipas grupeve kryesore industriale, rënie shënojnë produktet e ndërmjetme, përveç energjisë me 23 për qind, produktet kapitale me 27,3 për qind dhe ato të qëndrueshme konsumatore me 14,3 për qind, ndërsa rritje shënojnë produktet e konsumit jo të qëndrueshme me 2,4 për qind”, thuhet në njoftimin e ESHS-së.

Rënie prej 10.5 për qind ka shënuar edhe qarkullimi në industri në tregjet e huaja në gusht të këtij viti krahasuar me gushtin e vitit të kaluar. Sipas grupeve kryesore industriale, rënie ka tek produktet e ndërmjetme, përveç energjisë me 1,6 për qind, produktet kapitale me 18.4 për qind dhe ato të qëndrueshme konsumatore me 0.1 për qind, ndërsa rritje ka tek produktet e konsumit jo të qëndrueshme me 1.1 për qind./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Britania e shqetësuar me mungesën e progresit në dialog, Holland vlerëson Qeverinë e Kosovës për lejimin e mallrave serbe

Britania e shqetësuar me mungesën e progresit në dialog, Holland vlerëson Qeverinë e Kosovës për lejimin e mallrave serbe

Lajme
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Familja e Faton Hajrizit dorëzon padi ndaj Kurtit, Bislimit dhe deputetit Rexhaj

Familja e Faton Hajrizit dorëzon padi ndaj Kurtit, Bislimit dhe deputetit Rexhaj

Drejtësi
Banka Botërore: Vetëm 37% e popullsisë së aftë për punë në Kosovë, janë të punësuar

Banka Botërore: Vetëm 37% e popullsisë së aftë për punë në Kosovë, janë të punësuar

Lajme
Komunikimi i Pacollit me Radoiçiqin në prani të Kurtit, Qeveria reagon sërish ndaj deklaratave të kreut të AKR-së

Komunikimi i Pacollit me Radoiçiqin në prani të Kurtit, Qeveria reagon sërish ndaj deklaratave të kreut të AKR-së

Lajme
Botoks kontrabandë në Tiranë, zbulohen emrat e personave në kërkim, mes tyre edhe Skerdi Faria

Botoks kontrabandë në Tiranë, zbulohen emrat e personave në kërkim, mes tyre edhe Skerdi Faria

Lajme
Kalo në kategori