Liam Payne, i cili fitoi famë në grupin “One Direction”, ka vdekur në një hotel në Argjentinë, pasi u rrëzua nga ballkoni i katit të tretë, sipas zyrtarëve.
Payne, 31 vjeç, po postonte në rrjetet sociale vetëm disa orë para vdekjes së tij.
Deklaratat zyrtare detajojnë rrethanat rreth vdekjes së Payne në hotel, shkruan SkyNews.
Korrespondenti i “Sky”, Daniel Henry ka diskutuar disa nga detajet rreth vdekjes së Liam Payne mbrëmë.
“Deklaratat që kemi marrë nga policia dhe shërbimi i ambulancës na japin pak më shumë detaje për atë që ka ndodhur” thotë ai.
“Deklarata nga shërbimi i ambulancës, të cilët kanë shkuar për të marrë pjesë në thirrje, thonë se kanë mbërritur atje brenda gjashtë minutave nga marrja e thirrjes”.
“Ata thonë se kanë gjetur një person të shtrirë në oborrin e brendshëm në Casa Sur, ky është hoteli në të cilin po qëndronin.
“Ata kanë konstatuar se lëndimet që ka pësuar si pasojë e rënies kanë rezultuar fatale, thonë se nuk ka pasur mundësi për ta ringjallur”.
“Ka raportime edhe nga persona që kishin dëgjuar një zhurmë të fortë në oborr pak para se të zbulohej një trup”.
“Të gjitha këto detaje – shumë, shumë shqetësuese për familjen dhe miqtë e Liam Payne, të cilët do të zgjohen këtë mëngjes me mosbesim se dikush që ata e donin tani nuk është më me ne.”
Daniel citon deklaratat e policisë që thonë se ata ishin thirrur në hotel pas raportimeve për një burrë agresiv që mund të ketë qenë nën efektet e drogës dhe alkoolit.
“Autopsia padyshim që nuk ka përfunduar ende, kështu që në këtë fazë, ne nuk e dimë se çfarë, nëse ka ndonjë gjë, ishte në sistemin e tij” thotë ai.
“Por siç them unë, gjëja kryesore këtu, vetëm kjo humbje jete; 31 vjeç, një moshë kaq e re dhe dikush që është baba, duke lënë pas një djalë të vogël.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPayne ka lënë pas djalin gjashtëvjeçar me partneren Cheryl Tweedy
Pamje: Trupi i Liam Payne transportohet në morg
“Dërgo dikë me urgjencë” – Publikohet transkripta e telefonatës 911
Postimet e fundit të Liam Payne në rrjetet sociale, disa orë para vdekjes
“X Factor” zemërthyer nga vdekja e Liam Payne
Arbenita Ismajli magjeps fansat me fotografitë e reja në plazh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes
Kryeministri sllovak: Ka mundësi që lufta në Ukrainë të përfundojë shumë shpejt - do të mësojmë më shumë prej Zelenskyt
Vdes ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow
“Blindohet” ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane
"Kam kaluar katër vjet pa gjetur ekip" - Luca Toni e vë në siklet Pep Guardiolan për "sulmuesin fals"
Zidane nuk hezitoi kur përmendi lojtarin që do t'i kalojë të gjithë në futboll