LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Biseda në zyrë me Simiqin është e montuar

Kusari-Lila: Biseda në zyrë me Simiqin është e montuar

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se biseda në zyrë me ish-deputetin nga Lista Serbe, Slavko Simiq, e publikuar në media, është e montuar. 

Kusari-Lila ka thënë se kjo bisedë është e edituar sipas dëshirës së autorit për ta prezantuar atë në publik.

“Vitin e kaluar nuk e kam kontestuar vërtetësinë në kuptimin e materialit që është publikuar, por ka qenë evidente që nuk ka qenë një bisedë e tërë, ka pasur shumë ndërprerje dhe janë vënë tituj të bisedave sipas vullnetit, dëshirës apo qëllimit të autorit. Në zyrë ka ndodhur biseda si e plotë. Ajo çfarë ndodhi këtë vit dhe ajo çfarë u paralajmërua fillimisht, në momentin kur është publikuar më 1 qershor nga i njëjti portal si i vitit të kaluar, e ka pasur vetëm një përshëndetje që synonte ta hidhte poshtë faktin që unë kam deklaruar se ka qenë vetëm një bisedë që e ka përçuar Slavko Simiq në zyrën time përmes telefonit të Milan Radoiçiq dhe i cili është drejtuar fillimisht në gjuhën shqipe”.


“Biseda që është publikuar, ka pasur elemente të bisedës telefonike, jo e njëjta me atë dhe aty e kam pasur dyshimin e parë se kjo është manipuluar. Biseda që ka ndodhur në zyrë është këputur, është ngjitur sipas dëshirës, sipas objektivit që e ka pasur portali për ta prezantuar temën në fjalë”, ka thënë ajo, për KTV.

Ajo ka thënë se ka kërkuar nga prokuroria superekspertizë të audio-incizimeve që kanë dalë nga komunikimet e saj me Slavko Simiqin.

“Unë kam kërkuar në kallëzimin penal që e kam dorëzuar kam bërë kërkesë prokurorisë së shtetit që të bëhet edhe superekspertiza. I qëndroj prapa deklarimit, kërkoj superekspertizën dhe kjo bëhet jashtë Kosovës”, ka thënë ajo në  emisionin “Konfront”.

Kusari-Lila ka shtuar se audiot e publikuara në media janë të falsifikuara dhe se nga analiza me programe që u janë bërë atyre kanë dalë se janë “copy-paste” të zërit të saj dhe jo bisedë e zhvilluar ashtu siç është publikuar.

“Ato janë copëza të ndara të bisedës me Simiqin, ndërsa ndërlidhja dhe pjesa tjetër e shtuar me Radoiçiqin janë pjesë që janë të vendosura që e bëjnë dallimin mes ambientit, zërit, në veçanti konfirmimet e mia që kanë dalë se janë copy-paste të vetë zërit tim ‘da-da’… Nga analizat përmes programeve në tregojë  interferenca në sekondat e zërit ku vërehen valët e zërit që tregojnë ndërprerje të qartë, toni ndryshon papritur dhe këtë nuk e dëgjojmë me veshin tonë, këto janë vlerësime përmes pajisjeve të veçanta në softuer që e bëjnë vlerësimin e autenticitetit të audios”, ka potencuar ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori