LAJMI I FUNDIT:

“A ishte e vështirë t’ia lëshonit këngët Noizyt kur në Prishtinë ishte Geti”, Shaolin Gang: Ne ia kemi çelur rrugët në Kosovë dhe jashtë saj

“A ishte e vështirë t’ia lëshonit këngët Noizyt kur në Prishtinë ishte Geti”, Shaolin Gang: Ne ia kemi çelur rrugët në Kosovë dhe jashtë saj
Foto: Shok Podcast/YouTube

Në episodin e fundit të “Shok Podcast”, të udhëhequr nga Fis Juniku, të ftuar ishin dyshja e njohur e hip-hopit Shaolin Gang, të njohur ndryshe si DJ Blunt dhe Real 1. Kjo dyshe, që ka lënë një gjurmë të thellë në skenën muzikore shqiptare, ndau me dëgjuesit disa momente interesante nga karriera e tyre dhe sfidat që kanë hasur përgjatë viteve.

Një nga temat më interesante që u prek në bisedë ishte momenti kur DJ Blunt u pyet nga Fisi në lidhje me sfidat e tij gjatë fillimeve të karrierës së reperit shqiptar Noizy. Duke qenë se në atë periudhë, Noizy dhe Getoar Selimi (Geti) kishin një rivalitet të njohur në skenën e hip-hopit, veçanërisht në Prishtinë, Fisi e pyeti Bluntin se a ishte e vështirë për të të lëshonte këngët e Noizyt në ndeja dhe evente, sidomos duke qenë se Geti ishte një figurë e rëndësishme në skenën e kryeqytetit.

DJ Blunt e pranoi se kishte një sfidë të madhe, sidomos për shkak të tensioneve që ekzistonin në atë kohë mes të dy reperëve. Ai tregoi se, megjithatë, ai dhe grupi i tij kishin vendosur ta përkrahnin Noizyn në fillimet e tij, duke i hapur rrugën për koncerte në Kosovë dhe jashtë saj:


“Ka qenë rivalitet mes Noizyt dhe Getit, sidomos se Geti ishte shumë i njohur në Prishtinë. Ka qenë pak problem me lëshuar këngët e Noizyt, por ne atëherë e kemi përkrahur. Ia kemi hapur rrugën për koncerte, kemi ndihmuar me këngët e tij, sidomos në fillim, dhe tani ai e ka vazhduar vetë rrugën e tij”.

Blunti po ashtu shtoi se edhe pse ka pasur përgjegjësi dhe presion, ai gjithmonë ka qenë i vendosur të promovojë talentet e reja, pavarësisht nga sfidat dhe rivalitetet e mundshme që ekzistonin.

@shokpodcast Noizy u kon n’beef me Getin , Na u kan kap njerzt kur ja lshojshim kangt ! #fyp #foryou #viral #trending #shokpodcast #podcast #talkshow #fole #bigbrothervipkosova #bigbrother #bbvk #fisjuniku #per #ty #shaolingang #real1 #tululu #otr #illyrianbloodline #noizyotr #noizy ♬ original sound – ShokPodcast

Ai theksoi se grupi i tij nuk ishte varur prej askujt për krijimin e muzikës së tyre dhe se gjithmonë kishin mbajtur një qëndrim të pavarur: “Ne jemi në botën tonë. Kemi ditur vetë me bërë muzikë, pa u varur prej askujt. Vetë kemi bërë gjithçka, nga vijat melodike deri te tekstet”.

Në fund të diskutimit, DJ Blunt u pyet nëse kishte ndonjë dëshirë për bashkëpunim me Noizyn në të ardhmen, por ai e mohoi një mundësi të tillë, duke thënë se ai dhe Real 1 janë të fokusuar në rrugën e tyre dhe nuk kanë plane për bashkëpunime të tilla. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Shpërthen Santiana Maloku: Popull më negativ se shqiptarët nuk kam parë kurrë në jetë

Shpërthen Santiana Maloku: Popull më negativ se shqiptarët nuk kam parë kurrë në jetë

Magazina
Kaderi vihet në siklet kur pyetet për Lumbardhin, injoron momentin kur i kumtohet lajmi se ai ka ngelur i lënduar nga ndarja

Kaderi vihet në siklet kur pyetet për Lumbardhin, injoron momentin kur i kumtohet lajmi se ai ka ngelur i lënduar nga ndarja

Magazina
Reagon Luiz Ejlli: Më keni keqpërdorur e përfituar nga unë, megjithatë heshta sepse nuk dua që egërsia ime e brendshme të dalë jashtë

Reagon Luiz Ejlli: Më keni keqpërdorur e përfituar nga unë, megjithatë heshta sepse nuk dua që egërsia ime e brendshme të dalë jashtë

Magazina
Ndërron jetë në spital vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj - qëlloi veten me armën e shërbimit të Gardës së Republikës

Ndërron jetë në spital vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj - qëlloi veten me armën e shërbimit të Gardës së Republikës

Magazina
Përpara sfilatës në “Victoria's Secret”, Alessandra Ambrosio bën një shfaqje mbresëlënëse rrugëve të New York

Përpara sfilatës në “Victoria's Secret”, Alessandra Ambrosio bën një shfaqje mbresëlënëse rrugëve të New York

Magazina
Transformohet si Christy Martin, Sydney Sweeney duket e panjohur në xhirimet e filmit të ri

Transformohet si Christy Martin, Sydney Sweeney duket e panjohur në xhirimet e filmit të ri

Magazina
Kalo në kategori