Dymbëdhjetë vjet më parë, Nadire Hasani nuk e imagjinonte se do të bëhej një fermere e suksesshme.
“Kam dalë në treg me vetëm dhjetë kilogramë ajvar e tre kavanozë me speca turshi”, kujton sot ajo.
“Të gjithë qeshnin me mua që kisha sasi aq të vogël. Por, dalëngadalë kërkesat rriteshin e bashkë me to edhe prodhimi im”, thotë fermerja nga fshati Frashër i Komunës së Mitrovicës së Jugut.
Sot, prodhimet e saj i shet jo vetëm në tregun e Kosovës, por edhe në shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian.
Radio Evropa e Lirë e takoi atë më 15 tetor në një panair në Prishtinë, që u mbajt për nder të Ditës Ndërkombëtare të Grave Rurale.
Gjatë rrëfimit, Nadirja tregon se situata e rëndë ekonomike dhe sociale – me burrin e papunë dhe tre fëmijët e vegjël – e kishte nxitur që një pjesë të prodhimeve bujqësore, që do t’i përdorte për nevojat familjare, t’i nxirrte në treg për shitje.
Fillimisht dilte në tregun e komunës së saj. Me rritjen e kërkesave, dilte kohë pas kohe edhe në Prishtinë.
“Prej katër vjetësh, ajvar e turshi eksportoj edhe në Zvicër, Gjermani dhe Francë”, thotë ajo.
“Kam kërkesa edhe për Suedi, por, për momentin, nuk mund t’i përmbush, sepse nuk kam prodhim”.
Nadirja tregon se nga një dhomë e vogël shtëpie, ku i qëronte e piqte specat, sot ka dy objekte në fshat, si lloj fabrikash, ku ka të punësuar dhjetë veta.
“Asnjëherë nuk e kam imagjinuar se do të bëhem një afariste e suksesshme. Qëllimi ishte, thjesht, t’i përmbushja nevojat e tre fëmijëve dhe bashkëshortit”, thotë Nadirja.
E sot, fëmijët e saj e ndihmojnë biznesin.
“Njëri djalë mban kontabilitetin, e tjetri i menaxhon punëtorët”, tregon ajo.
Në panairin në Prishtinë me temën “Gratë rurale janë çelësi për zero uri”, ekipi i REL-it takoi edhe Nafije Ajetin nga fshati Sveçël i Podujevës.
Me një rrëfim të ngjashëm si Nadirja, ajo tregon se punën si fermere e kishte nisur qysh në vitin 2002 – fillimisht për konsum familjar, e pastaj edhe për shitje në treg.
Sot ka biznesin e vet.
“Puna në bujqësi nuk është e lehtë, por është fitimprurëse – sa mund të kultivosh dhe përpunosh, mund edhe të shesësh”, thotë Nafija, e cila në banakun e saj kishte ekspozuar ajvar dhe perime turshi.
Këtë vit, Nafija thotë se ka kultivuar dhjetë hektarë tokë me domate, speca, tranguj, patate e të tjera.
Përveçse brenda Kosovës, ajo shet deri në 50 tonë produkte edhe në Belgjikë e Gjermani, brenda një viti.
Nga komuna e Podujevës si Nafija, në panair ishte edhe Afërdita Murati, e cila në banak kishte ekspozuar mjedra, aroni, boronica dhe lëng prej tyre.
Me kultivimin e këtyre produkteve thotë se nisi të merrej në vitin 2015.
“Pas kthimit nga Kroacia më 2001 – ku kam jetuar 14 vjet – u jam përkushtuar tre fëmijëve dhe arsimimit të tyre. Kur fëmijët kanë nisur t’i përfundojnë studimet, unë kam mbetur si amvise, pa ndonjë qëllim të qartë. Fillova të kërkoj punë, por oferta për rrogë sillej nga 150 deri në 200 euro në muaj”, rrëfen fermerja nga fshati Llapashticë e Poshtme i Podujevës.
Ajo thotë se, fillimisht, dilte në tregun në Prishtinë me pesë litra lëng aronie për shitje. Sot, ka biznesin e saj që prodhon deri në 500 litra në ditë.
Valbona Sopa ka një rrëfim më ndryshe. E ardhur nga fshati Sllovi i Lipjanit, ajo tregon se bashkëshorti i saj, para tri dekadash, shiste produkte bujqësore në tregjet e Prishtinës.
Pasi ai u plagos në luftë, Valbona – ndonëse elektriciste me profesion – filloi ta ndihmonte.
“Sot nuk mund të largohem nga kjo punë, sepse i kam krijuar klientët e mi dhe ndihem e përmbushur me këtë punë. Kam nisur nga zeroja, por me këtë punë kemi ndërtuar shtëpinë, kam shkolluar vajzën dhe kam krijuar kushte të mira materiale”, thotë Valbona.
Jo larg banakut të Valbonës, produkte qumështi dhe perime shiste edhe Hata Sllamniku nga fshati Henc i Fushë Kosovës.
Ka tri lopë dhe bashkë me bashkëshortin kultivojnë rreth pesë hektarë tokë me perime.
“Në fillim ndihesha në siklet dhe më vinte turp të shisja në treg, sepse pas luftës nuk kishte shumë gra. Tash, me padurim pres që t’i shes produktet e mia”, thotë fermerja 58-vjeçare.
Ajo tregon se fëmijët i ka tani të shkolluar dhe të punësuar dhe se ata i kërkojnë të mos merret më me bujqësi.
“Por, unë nuk mund ta lë”, thotë ajo.
Shumica e bashkëbisedueseve tregojnë se kanë marrë, kohë pas kohe, subvencione nga organizata të ndryshme joqeveritare, por jo edhe nga Qeveria e vendit.
Të gjitha thonë se puna në bujqësi nuk është fare e lehtë, por se është bërë pjesë e jetesës së tyre, njëherësh edhe më të shëndetshme.
Duke folur në panairin në Prishtinë, Imri Demelezi, zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, tha se “gratë e vendeve rurale luajnë rol të jashtëzakonshëm në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve dhe rritjen e shkallës së punësimit”.
“Si Ministri e Bujqësisë, vitin e kaluar, për gratë fermere kemi ndarë 15.2 milionë euro. Prej tyre, 7.2 milionë euro kanë qenë grante dhe tetë milionë euro janë adresuar për gratë fermere përmes skemave të subvencioneve”, tha Demelezi, duke u zotuar se shpërndarja e mjeteve të ngjashme do të vazhdojë.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se sa është numri i bizneseve që aktualisht udhëhiqen nga gratë dhe në cilët sektorë bëjnë pjesë ato.
Por, për një raportim të vitit të kaluar, nga kjo ministri kanë bërë të ditur se nga viti 2019 deri në shtator të vitit 2023, në Kosovë janë regjistruar 49.974 biznese të reja – prej tyre, 12.801 kanë qenë biznese me pronare gra.
Sipas Kombeve të Bashkuara, gratë rurale kanë më pak qasje në disa burime – nisur nga të drejtat në tokë dhe kredi deri tek arsimi dhe teknologjia.
Nëse gratë do ta kishin të njëjtën qasje në burimet prodhuese sikurse burrat, rendimentet e fermave do të mund të rriteshin për 20-30 për qind, sipas Kombeve të Bashkuara.
Në Kosovë, shkalla e punësimit të grave sillet rreth 24 për qind.
Përkundër larmisë së prodhimeve vendore, Kosova më shumë importon, sesa eksporton, raporton REL.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kusari-Lila pranon se e quajti Simiqin “vëlla”: Në serbisht kjo ka kuptimin e mikut
Mbyllen hetimet për dosjen e Sali Berishës, rasti shkon në gjykatë
Konflikte familjare e rreth 8 mijë viktima, çfarë përmban Ligji 7501, për të cilin Sali Berisha tha se është penduar
"Plantacioni i drogës në Pejë" - nëse i shihni këta persona, lajmëroni menjëherë policinë
Gjykata Supreme hedh poshtë kërkesën e Prokurorit të Shtetit: Nuk ka prova për keqpërdorim në rezervat shtetërore (Dokument)
Kurti: I gëzohemi fort Shqipërisë për hapjen e kapitujve të parë të anëtarësimit në BE
Diaspora i çon letër kancelarit Olaf Scholz: Kërkojnë heqjen e shtetësisë serbe për qytetarët e Kosovës
Vendosja e gurëve në hekurudhë, kryeshefi i Trainkos: Akt sabotimi me elemente terroriste
Kritika për heqjen e vizave për Bosnjë Hercegovinën, përmenden rreziqet e mungesës së reciprocitetit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp