LAJMI I FUNDIT:

Vlera e skuadrave të Kosovës dhe Qipros para përballjes së sotme

Vlera e skuadrave të Kosovës dhe Qipros para përballjes së sotme

Kombëtarja e Kosovës është më e vlefshme se sa ajo e Qipros thuajse trefish sipas vlerave të lojtarëve të cilët janë ftuar për këtë ndeshje.

Kosova është nikoqire e Qipros me ndeshjen që do të luhet me fillim nga ora 20:45 në ‘Fadil Vokrri’ për raundin e katërt të Ligës së Kombeve.

Të dyja ekipet janë thuajse të kompletuara por vërehet një dallim i madh në kualitet në të taborret.


Por, cila nga këto dy ekipe ka vlerë më të madhe në treg?

Sipas vlerave zyrtare në faqen e specializuar të transferimeve dhe statistikave Transfermarkt, Kosova vlen pothuajse trefish më shumë se sa Qipro.

Ekipi i Kosovës i përbërë nga 23 lojtarë kap vlerën e 58.60 milionë eurove në treg.

Lojtari më i vlefshëm në ekipin e ‘Dardanëve’ është Edon Zhegrova kartoni i të cilit kap vlerën e 25 milionë eurove.

Në anën tjetër ekipi i Qipros i përbërë nga 24 lojtarë kap vlerën e 20.10 milionë eurove në treg.

Lojtari më i vlefshëm në ekipin qipriot është Stelios Andreou kartoni i të cilit vlerësohet rreth 2.50 milionë euro./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i jep lejen përfundimisht yllit të skuadrës që të largohet në fund të sezonit

Liverpooli i jep lejen përfundimisht yllit të skuadrës që të largohet në fund të sezonit

Premier League
Çekia ndalet nga Ukraina, situata e grupit të Shqipërisë dhe orari i ndeshjeve të nëntorit

Çekia ndalet nga Ukraina, situata e grupit të Shqipërisë dhe orari i ndeshjeve të nëntorit

Kombëtarja e Shqipërisë
Vlera e skuadrave të Kosovës dhe Qipros para përballjes së sotme

Vlera e skuadrave të Kosovës dhe Qipros para përballjes së sotme

Përfaqësuesja e Kosovës
Florentino Perez dëshiron ta sakrifikojë yllin e Real Madridit për të financuar transferimin e Wirtz

Florentino Perez dëshiron ta sakrifikojë yllin e Real Madridit për të financuar transferimin e Wirtz

La Liga
“Ai do ta fitojë definitivisht”, Neymar e ka të qartë se kush është fituesi i Topit të Artë

“Ai do ta fitojë definitivisht”, Neymar e ka të qartë se kush është fituesi i Topit të Artë

Ndërkombëtare
Man United në mënyrë të pamëshirshme ia ndërpret kontratën Sir Alex Fergusonit

Man United në mënyrë të pamëshirshme ia ndërpret kontratën Sir Alex Fergusonit

Premier League
Kalo në kategori