LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga vrasja e 15-vjeçarit në Shkodër, zbulohet dëshmia e autorit

Detaje nga vrasja e 15-vjeçarit në Shkodër, zbulohet dëshmia e autorit

Disa detaje të reja kanë dalë nga plagosja e rëndë me pasojë vdekjen e 15-vjeçarit Emiljano Gjoni, ngjarje e ndodhur natën e kaluar në zonën e ish-Fermentimit në Shkodër.

Mësohet se 15-vjeçari është qëlluar vetëm një herë me thikë në zemër, ndërsa ka pësuar hemorragji duke e bërë të pamundur shpëtimin e tij në spitalin rajonal të Shkodrës pasi u dërgua nga një qytetar i rastësishëm.

Ndërkohë, policia vendore e Shkodrës ka arrestuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje të rëndë, shtetasin Klodian Kolbuçi, 15 vjeç, të dy bashkëmoshatar me njëri-tjetrin. Viktima dhe autori frekuentonin të njëjtën shkollë, teksa ishin në vitin e parë në shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër, shkruan A2.


Ajo që dyshon policia është se dy të miturit mund të kenë patur konflikt të mëparshëm duke qenë se ishin në të njëjtën shkollë, konflikt i cili përfundoi më pas me ngjarjen fatale. Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e autorit të dyshuar, shtetasit Klodian Kolbuçi i cili ka deklaruar se viktima e ka goditur me thikë në sup dhe për t’u vetëmbrojtur thikën e cila ka rënë në tokë e ka marrë dhe më pas e ka qëlluar sipas tij me idenë për ta plagosur.

“Qëlluam të dy në lagje dhe Emiljano kishte një thikë në dorë. Ai më qëlloi në sup dhe gjatë përplasjes tonë fizike thika i ra në tokë. Unë e mora nga toka thikën që kishte Emiljano më pare dhe për t’u vetëmbrojtur e qëllova me idenë për ta plagosur dhe më pas u largova nga vendngjarja”, është deklarata e dhënë e 15-vjeçarit Klodian Kolbuçi, i cili u pyet në praninë e psikologut dhe avokatit për shkak të moshës së tij si i mitur, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, viktima Emiljano Gjoni nuk ka arritur që të japë një dëshmi të tij. Vetëm pak minuta pasi u dërgua në spital nuk i mbijetoi goditjes me thikë që kishte marrë në zemër duke humbur jetën. Policia në vendngjarje ka gjetur thikën me të cilën ndodhi plagosja e rëndë me pasojë vrasjen duke e sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Pas ngjarjes menjëherë mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë, ndërsa arritën të bëjnë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, 15-vjeçarit Klodian Kolbuçi. Efektivët vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Lajme
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Kalo në kategori