Afrimi i forcave serbe afër kufirit me Kosovën cilësohet vetëm si provokim dhe se nuk ka lidhje me arsyetimin për prerjen e pyjeve thonë nga Ministria e Mbrojtjes. Edhe ekspertët e sigurisë vlerësojnë se me këto Serbia po shkel edhe marrëveshjet ndërkombëtare, për çka duhet të reagojë edhe KFOR-i, pasi që është përgjegjës për sigurimin e kufijve.
Këta ushtarë të Serbisë, erdhën vetëm 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, në territorin e komunës së Kamenicës.
Policia e Kosovës, i zbuloi andaj edhe i fotografoj, për çka të njëjtit u detyruan, sipas një njoftimi që nga Gjermani e dha Kurti, të largohen por edhe më pas të lëshohet një arsyetim pse ishin aty.
Në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë thuhet që prania kishte të bënte me pengimin e kontrabandës e prerjes ilegale të pyjeve.
Pyetje shtroi ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci se prej kur ushtria qenka përgjegjëse të kryej detyra si ruajtjen e pyjeve me autoblinda e pajisje ushtarake.
Edhe ekspertë të sigurisë këtë po e shohin veç si provokim dhe ngritje të tensioneve mes shteteve.
“Afrimin e ushtrisë serbe afër kufirit të Republikës së Kosovës e shoh si provokim të radhës, se kanë qenë është më përpara afër kufirit të Kosovës, si me pajisje teknike ushtarake, ashtu edhe me helikopter, janë afruar shumë dhe janë larguar”, deklaroi Arben Dashevci, ekspert i sigurisë.
Dashevci arsyetimin për prerjen e pyjeve dhe kontrabandën me to e quan absurd.
“Nuk është ushtria ajo që brengoset apo kujdeset se kush, po kalon me kontrabandë, me dru ose jo”, tha ai.
Sipas ish-ushtarakut Ismet Ibishi me anë të marrëveshjeve ndërkombëtare, ata duhet të rrinë 500 metra larg kufirit.
”Definitivisht është shkelje e rëndë, nga pala serbe që të mos respektoi marrëveshjen e nënshkruar dhe miratuar në Kumanovë”, deklaroi Ismet Ibishi, ekspert i sigurisë .
Ai shton se për këtë Kosova nuk duhet të përfshihet më shumë sepse kjo është përgjegjësi e KFOR-it për çka ai pret reagim nga ta.
Ndërkaq, nga Ministria e Mbrojtjes i thanë televizionit këtë të hënë se Serbia po provokon vazhdimisht, me stërvitje me dron kamikaz afër kufirit, dhe lëvizje të tilla ushtarake që për qëllim kanë ta mbajnë Kosovën nën tension.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!