LAJMI I FUNDIT:

“Kjo është Shqipëria, kështu duhet të luajmë” – Asllani flet për golin dhe fitoren ndaj Gjeorgjisë

“Kjo është Shqipëria, kështu duhet të luajmë” – Asllani flet për golin dhe fitoren ndaj Gjeorgjisë

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani shënoi golin e fitores ndaj Gjeorgjisë.  

Ky gol erdhi si dhuratë për ditëlindjen e vëllait të vogël të Kristjanit.  

“U zgjova në mëngjes, edhe i thashë Tosit, më bëj një bluze për ditëlindjen e vëllait. Këtë bluzën do ta mbaj gjithmonë”.   


“Ishte ndeshje shumë e vështirë, janë një ekip shumë i organizuar. Sot ishim më agresiv. Patëm minuta që u trembëm pak, por me shpirt dhe karakter ia dolëm. U mbrojtëm shumë mirë, kjo është Shqipëria”.  

“Kur fiton është mirë, e dimë që ka pasur kritika pas ndeshjes me Çekinë. Jemi të gjithë bashkë, e dinim që do vinim në Gjeorgji për të marrë pikë, në fund ia dolëm”.   

“Kur epiket mbyllen shumë, është e vështirë të kalojë topi. Po ndenja shumë kohë pa prek topin nuk jam mirë në fushë. Kuptohemi shumë mirë me Ramadanin. Tek aksioni i golit pashë që do i vinte topi Tucit, më dha një supertop, për fat të mirë shënova”.   

“Unë besoj që të gjithë japim maksimumin. Kur futemi në fushë futemi për të fituar. Sot kemi qenë skuadër, jemi mbrojtur shumë mirë. Ishte e vështirë në një stadium me shumë tifozë. Një Shqipëri me karakter”, u shpreh Asllani. 

Shqipëria ka 6 pikë, aq sa Çekia dhe Gjeorgjia, ndërsa Ukraina është pa pikë. /Telegrafi/     

Në trend Sport

Më shumë
Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"

La Liga
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Premier League
Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Premier League
Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

La Liga
Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

La Liga
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Premier League
Kalo në kategori