LAJMI I FUNDIT:

Martohet vajza e Mourinhos

Martohet vajza e Mourinhos

Këtë fundjavë, vajza e një prej trajnerëve më të famshëm të futbollit në botë, Jose Mourinho, influencuesja 28-vjeçare Matilda, u martua në Portugali.

Në fermën familjare në Azeita, para rreth 300 personave, ajo i dha fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me martesë me Danny Graham.

Sipas revistës spanjolle Marca, një ditë para festës dhe ceremonisë së madhe, Jose organizoi një darkë për 80 persona në një restorant luksoz.


View this post on Instagram

A post shared by Fama Show (@famashowoficial)

Matilde zgjodhi një fustan nusërie të bukur të bardhë me dantella që i vinte në pah figurën e saj të mahnitshme. Ajo kompletoi gjithçka me vathë të thjeshtë diamanti dhe grim neutral. Për kërcimin e tyre të parë, të sapomartuarit zgjodhën këngën “Belong Together” të Mark Ambor.

Të gjitha lajmet nga Jose Mourinho
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jose Mourinho

Ata janë në një lidhje që nga viti 2016

Matilde dhe Danny janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe ai i propozoi vajzës së Mourinhos vitin e kaluar në gusht me një unazë me diamant të madh, shkruanin mediat e huaja në atë kohë.

Meqë ra fjala, Matilde, të cilën Mourinho e ndan nga martesa me Matilde Faria dhe me të cilën ka një djalë, Jose Jr., u diplomua në vitin 2021 në Kolegjin prestigjioz Conde Nast të Modës dhe Dizajnit, ndërsa bashkëshorti i saj tashmë zyrtar është drejtor dhe bashkëthemelues i një kompanie për pasuri të paluajtshme. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Matilde FMF (@matildefmf)