LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 15° clearsky_night

Banorë të lagjes “Halim Spahia” në Ferizaj kërkojnë rregullimin e rrugës

Banorë të lagjes “Halim Spahia” në Ferizaj kërkojnë rregullimin e rrugës

Banorë të lagjes “Halim Spahia” në qytetin e Ferizajt, prej disa muajve po përballen me mungesë të infrastrukturës rrugore pasi që asfalti ekzistues dhe trotuari janë degraduar në masë mjaftë të madhe, ndërkohë deri më tash nuk janë shqyrtuar ankesat e tyre për riparimin e rrugës.

Në anën tjetër në komunën e Ferizajt kanë thënë se kjo rrugë e lagjes nuk është riparuar për shkak se do të asfaltohet komplet sëbashku me infrastrukturën përcjellëse pasi që është në projeksionet e komunës.

Besmir Imeraj, banor i kësaj lagjeje, ka thënë për Telegrafin se deri më tash komuna nuk ka bërë investime për rregullimin e infrastrukturës rrugore, ndërkaq sipas tij banorët po përballen me pluhur dhe me mungesë të trotuarit.


“Mungesa e infrastrukturës thuajse po e bënë te pamundur jetesën në këtë pjesë të qytetit, ku pjesa e rrugës ku duhet të kalojnë këmbësorët është bllokuar nga kafenetë për të cilat Komuna ua ka lëshuar lejet për shfrytëzim të hapësirave pubike në pjesën e rrugës. Kërkesa jonë si banor është asfaltimi i rrugës me gjatësi rreth 130 metra, rregullimin e trotuarit për këmbësor, ndriçimin e rrugës, hapësira të gjelbëruara, shtegu i bicikletave dhe lirimin e hapësirave rrugore nga bizneset”, ka thënë Imeraj.

Sipas tij, në këtë pjesë nuk është bërë asnjë investim deri më tani, megjithëse sipas tij, është zonë e populluar me mijëra banor.

“Vetëm në këtë pjesë janë së paku  6 komplekse banesore me nga 1200 deri në 1500 banor të cilët kalojnë nëpër këtë rrugë me gropa dhe të degraduar, prandaj kërkojmë nga komuna që sa më shpejt të angazhohej rreth kësaj çështje”, ka thënë Imeraj.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me drejtorin për Shërbime Publike në Komunën e Ferizajt, Arben Halili i cili ka thënë se deri tash nuk e kanë riparuar këtë rrugë për shkak të planifikimeve për rregullim gjeneral.

“Në këtë rrugë do të bëjmë investime për asfaltim të ri dhe kjo ka qenë arsyeja e mos riparimit. Nëse procesi i asfaltimit mos të vonohet, atëherë do të intervenojmë për sezonin dimëror për ta riparuar përkohësisht. Ky projekt është në projeksionet e komunës për asfaltim, trotuar, ndriçim e të tjera”, ka thënë Halili.  /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Vendosja e gurëve në hekurudhë, kryeshefi i Trainkos: Akt sabotimi me elemente terroriste

Vendosja e gurëve në hekurudhë, kryeshefi i Trainkos: Akt sabotimi me elemente terroriste

Lajme
Dalin pensionet me rritjen prej 20 për qind

Dalin pensionet me rritjen prej 20 për qind

Ekonomi
Mali i Zi publikon rezultatet e regjistrimit të fundit të popullsisë, më pak se pesë për qind janë shqiptarë

Mali i Zi publikon rezultatet e regjistrimit të fundit të popullsisë, më pak se pesë për qind janë shqiptarë

Mali i Zi
Diaspora i çon letër kancelarit Olaf Scholz: Kërkojnë heqjen e shtetësisë serbe për qytetarët e Kosovës

Diaspora i çon letër kancelarit Olaf Scholz: Kërkojnë heqjen e shtetësisë serbe për qytetarët e Kosovës

Lajme
Liverpooli i jep lejen përfundimisht yllit të skuadrës që të largohet në fund të sezonit

Liverpooli i jep lejen përfundimisht yllit të skuadrës që të largohet në fund të sezonit

Premier League
Çekia ndalet nga Ukraina, situata e grupit të Shqipërisë dhe orari i ndeshjeve të nëntorit

Çekia ndalet nga Ukraina, situata e grupit të Shqipërisë dhe orari i ndeshjeve të nëntorit

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori