LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është sistemi antiraketor THAAD që SHBA-ja po ia dërgon Izraelit?

Çfarë është sistemi antiraketor THAAD që SHBA-ja po ia dërgon Izraelit?

SHBA-ja ka konfirmuar se po dërgon një bateri Terminale të Mbrojtjes së Zonës së Lartë (THAAD) në Izrael.

Sistemi shumë i avancuar i mbrojtjes posedon aftësinë për të shmangur raketat balistike brenda ose jashtë atmosferës gjatë fazës së tyre përfundimtare ose terminale të fluturimit.

Përgjuesi THAAD nuk mban një kokë lufte, përkundrazi mbështetet në energjinë e tij kinetike të goditjes për të shkatërruar raketat që vijnë.


Ai përfshin katër komponentë kryesorë: interceptorin, mjetin lëshues, radarin dhe sistemin e kontrollit të zjarrit, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Çdo sistem përbëhet nga gjashtë lëshues të montuar në kamion, të cilët mbajnë deri në tetë interceptorë secili.

Çdo lëshues kërkon deri në 30 minuta për t’u ringarkuar.

Sistemi kërkon një ekuipazh prej 95 ushtarësh për ta operuar atë, të cilin SHBA-ja po ia dërgon Izraelit bashkë me baterinë.

Kjo do të thotë se trupat amerikane do të jenë në terren në Izrael për herë të parë në këtë luftë.

Ndryshe, sistemi mund të vendoset me shpejtësi dhe mund të transportohet nëpërmjet ajrit, tokës dhe detit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Amerika
Erdogan:

Erdogan: "Katastrofa e shekullit" shkaktoi 104 miliardë dollarë humbje direkte për Turqinë

Turqia
Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Azia

"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme

Evropa
Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Greqia
Kalo në kategori