LAJMI I FUNDIT:

Ushqimi për ushtarët e FSK-së, ministri del me sqarim: Po ndërmarrim hapat e nevojshëm

Ushqimi për ushtarët e FSK-së, ministri del me sqarim: Po ndërmarrim hapat e nevojshëm

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dalë me një sqarim në lidhje me çështjet e ngritura për furnizimin me ushqim për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ai në një postim në Facebook, theksoi se “Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për të siguruar furnizimet,” duke u angazhuar për të ofruar shërbimin ushqimor në mënyrën më të mirë të mundshme.

Maqedonci shpjegoi se, “që nga themelimi i FSK-së në vitin 2009, pas përfundimit të kontratave trevjeçare, janë zhvilluar procedurat për lidhjen e kontratave emergjente,” duke theksuar se kjo situatë ka sjellë “probleme të vazhdueshme” që rrezikojnë integritetin e proceseve dhe imazhin e FSK-së.


“Vetëm nga viti 2015 e deri më tani janë dhënë 10 kontrata sipas procedurave ekstrem emergjente. Këto çështje kanë krijuar situata të jo të mira dhe probleme të vazhdueshme, duke rrezikuar integritetin e proceseve dhe që si rezultat kanë ndikuar në dëmtimin e imazhit publik të FSK-së dhe mirëqenien e pjesëtarëve të saj”, ka shkruar Maqedonci.

Për të adresuar këto sfida, ai njoftoi se ka kërkuar që “strukturat përgjegjëse në Ministrinë e Mbrojtjes të ndërmarrin hapat e nevojshëm.”

Ministri theksoi se qëllimi është “të minimizojmë ndikimet negative në furnizim dhe shërbim,” duke garantuar që këto çështje të mos prekin efektivitetin e përgjithshëm të FSK-së.

Maqedonci gjithashtu përmendi se, ndonëse aktet ligjore kërkojnë afate të caktuara për rekrutimin e personelit të kuzhinave, “do të zbatojmë me përpikëri të gjitha procedurat ligjore të prokurimit.” Ai shpreson se procesi i rekrutimit, i hapur më 10 tetor, do të përfundojë me sukses.

Ndryshe, komandanti i FSK-së ka alarmuar për “rreziqet për pasoja shëndetësore” për ushtarët, për shkak të situatës aktuale me ushqimin, ndërkohë që në media janë publikuar fotografi të shujtave të ushtarëve dhe ankesat e tyre për atë që po u servohet.

Presidentja Vjosa Osmani të shtunën e ka ftuar në takim komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, për të diskutuar, ndërsa ka kërkuar raport të detajuar për situatën.

Postimi i plotë:

Sqarim në lidhje me shërbimin e ushqimit në FSK

Duke marrë parasysh çështjet e ngritura në lidhje me furnizimin me ushqim për pjesëtarët e FSK-së, ju njoftoj se Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës gjatë këtyre ditëve kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për të siguruar furnizimet, me qëllim që shërbimi ushqimor për personelin e FSK-së të ofrohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Që nga themelimi i FSK-së në vitin 2009, pothuajse çdo herë pas përfundimit të kontratave trevjeçare, si rezultat i ankesave nga operatorët ekonomikë të cilat janë adresuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit, janë zhvilluar procedurat për lidhjen e kontratave emergjente. Vetëm nga viti 2015 e deri më tani janë dhënë 10 kontrata sipas procedurave ekstrem emergjente. Këto çështje kanë krijuar situata të jo të mira dhe probleme të vazhdueshme, duke rrezikuar integritetin e proceseve dhe që si rezultat kanë ndikuar në dëmtimin e imazhit publik të FSK-së dhe mirëqenien e pjesëtarëve të saj.

Për të adresuar këto sfida të përsëritura, unë, së bashku me Komandantin e FSK-së, kemi kërkuar që strukturat përgjegjëse në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës të ndërmarrin hapat e duhur dhe të nevojshëm për të zgjidhur sfidat lidhur me furnizimin dhe shërbimin ushqimor për personelin e FSK-së. Përmes këtyre veprimeve, synojmë të minimizojmë ndikimet negative në furnizim dhe shërbim, duke garantuar që situata të tilla të mos prekin më efektivitetin e përgjithshëm dhe performancën operacionale të personelit të FSK-së.

Jemi të vetëdijshëm se aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi kërkojnë afate të caktuara kohore për procesin e rekrutimit të personelit profesional për kuzhinat e FSK-së. Megjithatë, do të zbatojmë me përpikëri të gjitha procedurat ligjore të prokurimit për furnizimin me ushqim në kazermat e FSK-së. Pas hapjes së konkursit për rekrutimin e personelit të stafit të kuzhinave që e kemi bërë me datën 10 tetor, do të vazhdojmë të ndjekim hapat e nevojshëm për të siguruar që ky proces të përfundojë me sukses deri në finalizimin e plotë të rekrutimit të personelit civil të specializuar, i cili do të integrohet në kuadër të FSK-së.

Nëpërmjet këtyre masave, ne synojmë të forcojmë kapacitetet tona operacionale, duke garantuar që çdo pjesëtarë i FSK-së të marrë shërbimin e duhur dhe cilësor që meriton. Kjo qasje do të ndihmojë në krijimin e një ambienti të qëndrueshëm dhe efikas, duke kontribuar kështu në rritjen e imazhit të FSK-së dhe në besimin e publikut në institucionet tona. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Kronika e Zezë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Lajme
Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Lajme
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Lajme
11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

Kronika e Zezë
Kalo në kategori