Njëri nga ngasësit që ishte i përfshirë në aksidentin e ndodhur dje në Veternik, ku një kamion goditi 7 vetura e tetë persona, ka shpjeguar atë që ai e përjetoi.
Besim Pajaziti, thotë se në veturë ishte së bashku me gruan dhe nënën të cilën po e dërgonin te mjeku.
“Papritmas e kom parë në sekonda një kamion që ka ardhur në drejtim tonin. Isha në shiritin e dytë, sa kam pasur mundësi kam ikur nga shiriti im pak, s’kam guxuar të rrezikoj. Ka qenë një veturë e bardhë, ka ardhur në drejtim timin, kam ikur me një shpejtësi aq sa ka mundur, më është dukur që nuk po ec vetura”.
“Tmerr të shohësh vdekjen me sy, ka qenë një ‘bombë’ e hatashme”, u shpreh ai për Klan Kosovën.
Pajaziti thotë se nga kjo ngjarje, ai, gruaja dhe nëna e tij kanë pësuar lëndime, ndërsa thekson se kjo e fundit ishte pa vetëdije.
“Kam dalë në atë pjesën e bashkëshortes nga pjesa ime që më ka goditur kamioni, unë kam ikur pa më godit. Falë Zotit kemi shpëtuar, kemi lëndime, nëna ka qenë pa vetëdije, kemi shkuar në ambulantë dhe jemi trajtuar. Nëna ka qenë shumë keq, sepse ashtu-kështu ka qenë sëmurë, ka marrë lëndime të qafës sidomos, sepse ka qenë në karrige në mes, mbrapa”, deklaroi ai.
I aksidentuari tregon më tej se është frikësuar se mos po i digjet edhe vetura.
“I kam thënë bashkëshortes, po e qesim nënën jashtë sepse mos po na digjet vetura. Nëna pastaj me trauma ka qenë”, tha Pajaziti, teksa u uroi shërim të shpejtë të gjithë të përfshirëve.
Dje në mesditë, një kamion që po vinte në drejtim të Prishtinës në Veternik, humbi drejtimin dhe doli në korsinë tjetër, duke goditur shtatë vetura.
Nga ky aksident, 8 persona pranuan tretman mjekësor, ndërsa që të gjithë janë liruar në shtëpi.
Drejtuesi i kamionit është ndaluar nga Policia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Çka deklaruan para gjykatës të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika?

"Piktura në vlerë 4 milionë euro", Pasuria e Përparim Ramës: Prona milionëshe në Kosovë dhe Londër, aksione, objekte me qera...

Një person i plagosur me armë zjarri në Prishtinë - policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Provokim apo rastësi? Pas Gjestit, edhe Jozi publikon video duke u shëtitur në 'Lamborghini'