LAJMI I FUNDIT:

Dakordohen Qeveria e RMV-së dhe SASHK-u, rriten pagat e mësimdhënësve për pesë për qind

Dakordohen Qeveria e RMV-së dhe SASHK-u, rriten pagat e mësimdhënësve për pesë për qind

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe Kryetari I SASHK-ut, Jakim Nedelkov, janë dakorduar që të rriten për 5% pagat e mësimdhënësve në arsimin fillor dhe të mesëm.

Rritja nis këtë muaj, kurse pagesa do të bëhet në nëntor.

“Nga Tetori deri në Shkurt 2025 mësimdhënësit do të marrin 5%, kurse në mars 2025 7% të reja, më pas në mars 2026 rritje të pagave për 7.5% dhe 10%, më tej në mars 2027 për 10%, kurse në vitin 2028 midis 10 dhe 12%”, deklaroi Mickoski.


Kreu I SASHK-ut, Jakim Nedellkov, shprehu kënaqësi për marrëveshjen duke potencuar se qëllimi është që mësimdhënësit dhe profesorët të marrin paga sipas nivelit mbi pagën mesatare në vend.

“Kënaqësia është më e madhe për shkak se u dakorduam për rritje të vazhdueshme të pagave në arsimin fillor dhe të mesëm në periudhë prej 4 viteve. Është një sukses I negociatave, në dialogun social dhe partneritetin dhe dëshmi se me respektim të ndërsjelltë mund të arrihet tek zgjidhjet e pranueshme”, deklaroi Nedellkov.

I pyetur se ku janë gjetur paratë për rritje të pagave, kur gjatë gjithë kohës thuhej se nuk ka mjete, Kryeministri Mickoski u përgjigj se paratë janë gjetur nga pagesa në rritje nga ana e Doganës dhe Drejtorisë për të Ardhura Publike duke u zotuar se do të ketë edhe rritje ekonomike gjatë periudhës së ardhshme.

Ndryshe, takimi Mickoski – Nedelkov erdhi pas SASHK-u paralajmëroi se nuk heq dorë nga rritja e pagave për mësimdhënësit, kurse kohë më parë Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, paralajmëroi se është rritur buxheti për Arsimin në vitin 2025 dhe se së shpejti do të ketë marrëveshje me SASHK-un për paga më të parta për mësimdhënësit.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori