LAJMI I FUNDIT:
Peja 15° rain

KPK dhe ZKPSH dënojnë kërcënimet ndaj zëvendëskryeprokurorit të Pejës, Ersan Qavolli

KPK dhe ZKPSH dënojnë kërcënimet ndaj zëvendëskryeprokurorit të Pejës, Ersan Qavolli

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) kanë reaguar ashpër ndaj kërcënimeve të bëra përmes rrjeteve sociale ndaj Zëvendës kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Pejë, Ersan Qavolli, njëherësh prokuror i Departamentit për Krime të Rënda.

Këto kërcënime kanë ardhur si pasojë e punës së tij në hetimin e plantacioneve të bimëve narkotike të zbuluara së fundmi.

Në reagimin e tyre të përbashkët, të postuar në rrjetin social Facebook, KPK dhe ZKPSH theksojnë se këto kërcënime janë të papranueshme dhe përbëjnë akte të shëmtuara, të cilat nuk do të tolerohen.


Ata shprehin përkrahjen e plotë për prokurorin Qavolli dhe sigurojnë se këto presione nuk do ta pengojnë atë në ndjekjen e kryesve të veprave penale.

“KPK dhe ZKPSH theksojnë se këto kërcënime janë akte të shëmtuara, të papranueshme dhe të pa tolerueshme, andaj ua bëjnë me dije atyre që fshihen prapa tyre se janë të vendosur të qëndrojnë fuqishëm në përkrahje të prokurorit Qavolli dhe do t’i ofrojnë mbështetje të plotë për punën e tij në ndjekjen e kryeseve të veprave penale”, kanë shkruar KPK DHE ZKPSH transmeton Telegrafi.

KPK dhe ZKPSH bëjnë të ditur se, në bashkëpunim me institucionet e tjera ligj zbatuese, janë duke ndërmarrë veprime konkrete për identifikimin dhe arrestimin e personave përgjegjës për kërcënimet. Po ashtu, këto institucione trajtojnë seriozisht këtë rast, i cili synon të pengojë ushtrimin e detyrave kushtetuese dhe ligjore të prokurorit.

“KPK dhe ZKPSH njoftojnë se, në bashkëpunim me institucionet e tjera ligj zbatuese, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat konkrete për identifikimin dhe arrestimin e personave që kanë kërcënuar prokurorin Qavolli. Njëkohësisht, janë duke e trajtuar seriozisht këtë veprim penal gjer në ndriçimin e plotë të tij, i cili ka për qëllim pengimin në ushtrimin e funksionit dhe detyrave të tij kushtetuese dhe ligjore”, kanë vazhduar postimin e tyre.

Në fund, KPK dhe ZKPSH sigurojnë publikun se kërcënimet ndaj prokurorëve të shtetit nuk do t’i zmbrapsin asnjëherë përpjekjet për forcimin e shtetit ligjor në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"

La Liga
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Kronika e Zezë
Uragani Milton merr formën e frikshme të 'kafkës' pak çaste përpara se t'i afrohet Floridas

Uragani Milton merr formën e frikshme të 'kafkës' pak çaste përpara se t'i afrohet Floridas

Amerika
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Premier League
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Verë ‘e majme’ për estradën kosovare: 10 milionë euro qarkullim veç për tre muaj, ATK i dënoi 329 herë

Verë ‘e majme’ për estradën kosovare: 10 milionë euro qarkullim veç për tre muaj, ATK i dënoi 329 herë

Magazina
Kalo në kategori