LAJMI I FUNDIT:

Katër ndeshje pa pësuar gol dhe pa humbje – Benjamin Emini flet për formën e Llapit, rivalët kryesorë dhe objektivat e tyre

Katër ndeshje pa pësuar gol dhe pa humbje – Benjamin Emini flet për formën e Llapit, rivalët kryesorë dhe objektivat e tyre

Nuk e nisën ashtu siç kishin menduar sezonin e ri të garave në elitën e futbollit kosovar, por pas javës së tetë Llapi tashmë ka gjetur formën optimale dhe renditet në tri pozitat e para në tabelën e klasifikimit.

Në një intervistë për Telegrafin, kapiteni i Llapit, Benjamin Emini prek disa tema të ndryshme, mes të tjerash gjendjen e Llapit këtë sezon, rivalët e tyre kryesor për titull këtë sezon, objektivat e klubit e deri tek paraqitjet e tij individuale dhe përgjegjësitë si kapiten i skuadrës.

Dy fitore, një barazim dhe dy humbje ishte bilanci i Llapit pas pesë ndeshjeve të para në Superligë, por tani teksa jemi në pauzën e kombëtareve ata numërojnë 14 pikë dhe mbajnë pozitën e tretë në tabelë, me vetëm tri më pak se lideri Malisheva që ka 17 sosh.


Për këtë Emini ia la ‘fajin’ disa ndryshimeve që ndodhën brenda ekipeve duke potencuar se të cilin pas disa ndeshjeve ekipi arriti që të komponohet.

“Edhe pse kampionatin nuk e nisëm ashtu siç e pritëm, patëm disa probleme disa lëndime në fillim, por pas disa xhirove e morëm veten dhe i morëm disa rezultate të mira. Tani besoj se ekipi është komponuar sepse kishim disa ndryshime në skuadër dhe tani gjithçka po shkon mirë”, ka thënë fillimisht Emini.

Tutje kapiteni i Llapit deklaron se si rival kryesor e sheh Ballkanin dhe Dritën, teksa thotë se do të punojnë shumë që ta vazhdojnë ecurinë pozitive të rezultateve edhe pas pauzës së kombëtareve.

“Rival kryesor e shoh Ballkanin dhe Dritën por ne do ta bëjmë maksimumin deri në fund dhe shpresoj se do t’ia dalim. Ne jemi duke punuar maksimalisht edhe gjatë këtij pushimi dhe presim ta vazhdojmë formën e mirë dhe të shkojmë drejt fitoreve të tjera”, shtoi ai.

Në katër ndeshjet e fundit Llapi ka treguar një disiplinë të lartë në fazën defanzive duke mos pësuar fare gol. Emini zbulon se cili është ‘sekreti’ që fshihet prapa kësaj statistike.

“Kemi katër ndeshje pa pranuar gol, kjo falë angazhimit të madh të gjithsecilit duke filluar nga sulmuesit, mesfushorët, mbrojtësit, pastaj portieri. Të gjithë kanë meritat e veta dhe po i kryejnë detyrat me përpikëri”.

Në fund, 32-vjeçari premtoi për të gjithë tifozët llapjanë angazhim maksimal në çdo ndeshje dhe trofe në fund të sezonit.

“Unë si kapiten kam pasur disa lëndime të mëdha por tani besoj se i kam kaluar dhe premtoj angazhim maksimal në çdo ndeshje dhe në fund besoj se tifozëve tanë do t’i sjellim trofe”, përfundoi Emini./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"

La Liga
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Premier League
Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Premier League
Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

La Liga
Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

La Liga
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Premier League
Kalo në kategori