LAJMI I FUNDIT:

‘Topi i zjarrtë’ ndriçon qiellin e Australisë

‘Topi i zjarrtë’ ndriçon qiellin e Australisë

Topi i zjarrtë që ndriçoi qiellin mbi Uellsin e Ri Jugor të Australisë dhe Queensland besohet të ketë qenë një top veçanërisht i madh.

Shumë banorë nga të dy shtetet raportuan se kishin pikasur një top zjarri të shndritshëm në qiell, duke ndezur spekulime se çfarë mund të ishte objekti.

Brad Tucker, një astrofizikan nga Universiteti Kombëtar Australian, tha se objekti ka shumë të ngjarë të ishte një meteor, përcjell Telegrafi.


Tucker tha se ngjyra e gjelbër e raportuar nga disa dëshmitarë tregon se hekuri dhe nikeli digjen në atmosferë.

“Nuk ka gjasa që fragmente të kenë rënë në tokë”, tha Tucker.

“Është e qartë se ai mbuloi shumë distancë në një kohë të shkurtër”, shtoi ai. /Telegrafi/