LAJMI I FUNDIT:

Kovaçev: Sanja Bozhinovska po i nënshtrohet linçimit publik vetëm pse është bullgare

Kovaçev: Sanja Bozhinovska po i nënshtrohet linçimit publik vetëm pse është bullgare

“Për disa muaj, Sanja Bozhinovska, Ministrja për Energjetik i Maqedonisë së Veriut, i është nënshtruar një linçimi të ashpër publik për shkak se është bullgare. Ajo dhe familja e saj, së bashku me mbi 150.000 shtetas të tjerë të RMV-së, kanë marrë nënshtetësinë bullgare në bazë të origjinës së dëshmuar etnike bullgare dhe kanë deklaruar se ndjehen bullgarë”, shkruan eurodeputeti bullgar nga partia GERB, Andrej Kovaçev, në një postim në Facebook.

“Përveç Sanja Bozhinovskës, ka dhjetëra kryeministra, ministra dhe deputetë aktualë apo ish-kryeministra, të cilët vetë apo familjarët e tyre janë në të njëjtën situatë të ofendimit më të madh, të qenit bullgar.

Është e qartë se për të ruajtur pozitat dhe karrierën e tyre, ata janë të detyruar të fshehin vetëdijen dhe origjinën e tyre bullgare dhe shpesh edhe të shpifin për Bullgarinë vetëm për të mos u dyshuar si bullgarë. Pa i justifikuar ata për këtë, unë disi i kuptoj, ata thjesht po përpiqen të mbijetojnë me koston e gjithçkaje”, shkruan Kovaçev.


Ai u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve bullgare “të mbrojnë të drejtat dhe nderin e Sanja Bozhinovskës, familjes së saj dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të RMV që guxuan të njohin origjinën e tyre bullgare dhe të deklarohen si bullgarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori