Në mbledhjen e sotme të Asociacionit të Komunave, pati thuajse një përleshje mes kryetarëve të komunave.
Kryetari i Kamenicës nga Lëvizja Vetëvendosje, Kadri Rahimaj, tha se në këtë mbledhje është mohuar edhe e drejta e fjalës.
E ky mohim, Rahimaj thotë se erdhi nga Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu
“Ne fillimisht kërkuam që të futen dy pika të rendit të ditës, ndërsa aty është mohuar edhe e drejta e fjalës nga vetë kryetari Aliu Fillimisht kryetari Bulliqi kërkoi që të futet në rend dite që LVV-ja, të ketë vendin e vet në bordin e Asociacionit të Komunave të Kosovës”, tha Rahimaj, për RTV Dukagjini.
Rahimaj tha se kërkesë e tij ishte anëtarësimi i Komunave të Veriut të Kosovës, ku sipas tij ka qëllime dashakeqëse nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, ku thotë se “këta kanë një mend qëllime dashakeqëse që komunat e veriut të Kosovës ti lënë të lira që në të ardhmen të anëtarësohen në mekanizma tjerë”.
“Më pas kam marrë fjalën e kam kërkuar që të futet në rend dite edhe propozimi për anëtarësimin e Komunave të Veriut te Kosovës në këtë organ, pasi këto komuna në organet e tyre më të larta kanë marrë vendim që të bëhen anëtare e Asociacionit të Komunave të Kosovës”, shtoi Rahimaj.
Ndryshe, sot gjatë ditës, Rahimaj përmes një postimi në “Facebook”, kishte publikuar videon ku shihej se gati kishte përleshje mes kryetarëve të komunave.
“Kur mungojnë argumentet, fillojnë të vënë në shprehje dhe forcën,” ka shkruar ai.
Ndërsa, kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci ka akuzuar kryetarët e komunave që qeverisen nga Lëvizja Vetëvendosje për situatën e shkaktuar sot në këtë mbledhje.
“Eskalimi i sotëm i katër kryetarëve të komunave që i udhëheq LVV, dhe nga kuvendi i sotëm është vazhdim i mjegullës që u përpoqën ta shesin në mbledhjen e kaluar të Asociacionit. Pas publikimit të përgjimit të djeshëm të Radoiçiqit iu ka humbur rruga në oborr. Tollovitë e tilla të krijuara nga metodat e LVV me tendenca të heqjes së vëmendjes nga rënia e lirë e tyre në Drenas dhe krejt Kosovën është e pritshme”, ka thënë Lladrovci. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje