LAJMI I FUNDIT:

Francezi thyen rekordin botëror – hidhet me bark në ujë nga shkëmbi 44 metra i lartë

Francezi thyen rekordin botëror – hidhet me bark në ujë nga shkëmbi 44 metra i lartë

Ky është momenti rrëqethës kur një i ri nga Franca thyen rekordin botëror të hedhjes në ujë nga një shkëmb i lartë 44 metra.

Come Girardot, 22-vjeç, u hodh nga ujëvara La Cimbarra në afërsi të qytetit Aldeaquemada në pjesën qendrore të Spanjës, pavarësisht se kishte erëra të forta – me qëllimin e vetëm të thyerjes së rekordit të hedhjes me bark siç është edhe versioni origjinal norvegjez, transmeton Telegrafi.

I riu nga Bordeaux shpërndau videon duke u hedhur nga ajo lartësi – ku shihet duke qëndruar pranë shkëmbit para se të vendosë të bie në ujë me bark.


“Hedhja nga mbi 40 metra lartësi, ka qenë qëllimi im që nga rekordi im i fundit botëror prej 36 metrash”, tha francezi.

Sipas CorriereTV, hedhja ka zgjatur vetëm tre sekonda – duke fluturuar me shpejtësi prej 106 kilometra. /Telegrafi/