LAJMI I FUNDIT:

Bardhi: Të luajmë mirë dhe të fitojmë kundër Letonisë

Bardhi: Të luajmë mirë dhe të fitojmë kundër Letonisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll është gati për sfidat e reja në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Letonisë dhe Armenisë, njofton Telegrafi.

Kapiteni Enis Bardhi, i cili ishte golashënues në ndeshjen e mëparshme kundër Letonisë në Riga, beson se skuadra do të tregojë sërish një lojë të mirë dhe do të fitojë.

“Besoj se jemi gati të luajmë një lojë të mirë dhe të jemi në nivelin e duhur. Personalisht jam gati, sepse problemet e lëndimeve tani më janë e kaluar dhe do të jap maksimumin.  Duhet të vazhdojmë të luajmë me të njëjtin stil si në ndeshjen e fundit kundër Armenisë në Shkup dhe të tregojmë një qasje të guximshme, pasi kemi kualitet për të fituar ndaj Letonisë”, tha kapiteni Bardhi.


Ndeshja mes Letonisë dhe Maqedonisë së Veriut do të luhet nesër në stadiumin Skonto të Rigës me fillim nga ora 18:00. /Telegrafi/