Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës gjatë së mërkurës në komunën e Ferizajt ka asgjësuar gjithsejtë 22 krerë të lopëve qumështore për shkak se tek këto kafshë ishte konstatuar sëmundja e brucelozës.
Selami Salihu, drejtor i AUV-së për regjionin e Ferizajt, ka thënë për Telegrafin se kjo është një sëmundje infektive, ndërkaq bën me dije se në gjithë komunat e Kosovës është duke u realizuar plani nacional vjetor për kontrollimin e gjendjes shëndetësore te kafshët.
Ai shpjegon se këto kontrolle po realizohen nëpërmjet ambulancave të veterinarisë të cilat janë kontraktuar nëpër të gjitha komunat e Kosovës.
“Në bazë të raporteve të testimit n[ Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë, në tri ferma të komunës së Ferizajt janë diagnostikuar kafshë me prezencë të sëmundjes së brucelozës. Në të njëjtat ferma është bërë rimostrimi i të gjitha kafshëve për ritestim dhe konfirmimin e sëmundjes së brucelozes në të gjitha kafshët prezente konform udhëzimit administrativ. Fermave të konfirmuara më sëmundjen e brucelozes i’u është ndaluar shitja, therja, futja apo bashkimi i tufave të kafshëve me kafshë të tjera, gjithashtu është ndaluar përdorimi i qumështit për konsum publik nga kafshët e konfirmuara dhe nga kafshët jo të sëmura që janë prezent në fermë është urdhëruar që të mos përdoret qumështi pa trajtim termik (zierje)”, ka thënë Salihu.
Sipas tij, është ndaluar lëshimi i kafshëve në kullosa të përbashkëta me kafshë tjera dhe është ndaluar plehërimi i tokës me plehun e kafshëve të fermës për një periudhë të caktuar.
“Kafshët e diagostikuara pozitive në brucelozë janë asgjësuar nga inspektorati veterinar i AUV përmes operatorit ekonomik të kontraktuar në lokacionin e përcaktuar nga Komuna e Ferizajt. Kompensimin e dëmit të shkaktuar ndaj fermerëve për shkak të asgjësimit të kafshëve të sëmura, do ta benë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në bazë të udhëzimit administrativ përkatës. Në fermat e konfirmuara me sëmundjen e brucelozës do të behet rimostrimi i kafshëve 14 ditë pas asgjësimit të kafshëve të sëmura. Nga zyra regjionale e AUV-së në Ferizaj, pastaj janë njoftuar për rastin edhe Instituti Rajonal i Shëndetësisë Publike në Ferizaj për hulumtim diagnostik në familjet e fermave të konfirmuara me sëmundjen e brucelozës”, ka shtuar ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
UBSHR-ja diskutoi për aktivitetet kulturore, historike e ekonomike që do të mbahen në Kosovë në vitin e ardhshëm
Pronari i biznesit që mban prodhime vendore, thirrje qytetarëve që të konsumojnë produkte vendore
Rruga e degraduar Shtime – Duhël rrezikon qytetarët e vozitësit
Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik
Uragani Milton merr formën e frikshme të 'kafkës' pak çaste përpara se t'i afrohet Floridas
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Verë ‘e majme’ për estradën kosovare: 10 milionë euro qarkullim veç për tre muaj, ATK i dënoi 329 herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp