int(1) Zyrtare: Bledar Devolli emërohet trajner i Lirisë - Telegrafi - Telegrafi Zyrtare: Bledar Devolli emërohet trajner i Lirisë - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Bledar Devolli emërohet trajner i Lirisë

Zyrtare: Bledar Devolli emërohet trajner i Lirisë

Klubi prizrenas nga Liga e Parë, Liria ka njoftuar emërimin e trajnerit nga Shqipëria, Bledar Devolli, në krye të skuadrës.

Para disa ditësh klubi prizrenas mbeten pa shef të shtabit teknik, pasi Granit Begolli njoftoi largimin.

Megjithatë, drejtuesit e “Arpagjikve” nuk kanë qëndruar duarkryq dhe shpejt kanë emëruar Devollin si pasues të Begollit.


“FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e trajnerit të ri, Bledar Devolli”, thuhet fillimisht në njoftimin e klubit prizrenas.

“Me një karrierë të pasur dhe përvojë të konsiderueshme në futbollin shqiptar, Devolli sjell me vete vizion dhe profesionalizëm”.

“Klubi beson se nën drejtimin e tij, FC Liria do të vazhdojë rrugën drejt suksesit dhe do të përmbushë objektivat e saj”, mbyllet njoftimi

Detaje tjera nuk janë bërë të ditura, por Devolli thuhet se ka nënshkruar kontratë deri në fund të edicionit me mundësi vazhdimi nëse inkuadrohen në Superligë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të bëjë Real Madridi për ta marrë Saliban

Çfarë duhet të bëjë Real Madridi për ta marrë Saliban

La Liga
Situatë tensionuese mes Xavit dhe Laportas në ceremoninë lamtumirëse të Iniestas

Situatë tensionuese mes Xavit dhe Laportas në ceremoninë lamtumirëse të Iniestas

La Liga
Tetë lojtarët e lënduar të Barcelonës – situata e tyre dhe datat e mundshme të rikthimit në fushë

Tetë lojtarët e lënduar të Barcelonës – situata e tyre dhe datat e mundshme të rikthimit në fushë

La Liga
Cassano tha nuk është as në top 10 më të mirët e të gjitha kohërave, reagimi i Ronaldos tregon se sa egoist është

Cassano tha nuk është as në top 10 më të mirët e të gjitha kohërave, reagimi i Ronaldos tregon se sa egoist është

Ndërkombëtare
Shtatë lojtarët e lënduar të Realit dhe datat e rikthimit të tyre në fushë

Shtatë lojtarët e lënduar të Realit dhe datat e rikthimit të tyre në fushë

La Liga
Iniesta tregon tre lojtarët që do t'i transferonte në skuadrën e tij si trajner i ardhshëm

Iniesta tregon tre lojtarët që do t'i transferonte në skuadrën e tij si trajner i ardhshëm

La Liga
Kalo në kategori