Shkolla ‘Zahir Pajaziti’, një model i përkushtimit për arsim cilësor në Podujevë
Në fshatin Orllan të Komunës së Podujevës gjendet Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Zahir Pajaziti”, me një histori të pasur që daton nga viti 1961, kjo shkollë ka formuar breza të tërë nxënësish.
Naim Bajrami, si ish-nxënës i kësaj shkolle, e tashmë drejtor, ndan një lidhje të veçantë me këtë institucion, duke e parë si një vend që ka kontribuar thellësisht në formimin e tij dhe të shumë të tjerëve.
Nën drejtimin e tij, shkolla përqendrohet në ngritjen e cilësisë në arsim dhe për të krijuar një ambient më të mirë për nxënësit.
Në rrëfimin e tij për Telegrafin, ai u shpreh krenar se nxënësit e kësaj shkolle janë të dalluar duke u treguar të suksesshëm në mësimnxënie.
Ai thekson se është detyrë e tij dhe e stafit që të punojnë pa ndalesë për nxënësit, të bashkëpunojnë me prindërit dhe të angazhohen me komunën për të krijuar një ambient të favorshëm mësimor.
“Kemi një komunitet jashtëzakonisht të mirë. Shkolla jonë numëron mbi 200 nxënës, me një paralele të ndarë në Brainë. Ideja për foton e vjetër të shkollës është për shkak se unë kam qenë nxënës i asaj shkolle, ideja ka qenë për shkak të nostalgjisë, që edhe nxënësit ta shohin shkollën e vjetër”, tha ai.
Shkolla mban emrin e heroit Zahir Pajaziti, ndërsa drejtori tha se vetë heroi ka qenë nxënës i shkollës së vjetër, që ka qenë pak metra shkollës së re.
“Kontributi i tyre është i pamohueshëm, si nxënës shembullor, si luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai, duke përmendur edhe luftëtarin Hajdin Haliti.
“Kemi edhe muzeun i cili është duke u pasuruar dita ditës, janë mësuesit që kanë vdekur, civilët, heroi Zahiri Pajaziti dhe Hajdin Haliti. Këtu është edhe ditari origjinal i Zahir Pajazitit dhe Hajdin Halitit. Unë krenohem me ketë muze”, tha ai.
Drejtori Bajrami tregoi se shkolla ofron gjithashtu laboratorë për biologji, kimi dhe fizikë, duke i dhënë nxënësve mundësinë të eksperimentojnë dhe të mësojnë në mënyrë praktike.
Ideja për arkivin e shkollës është një tjetër nismë që Bajrami thotë se e ka bërë për të ruajtur historinë dhe arritjet e shkollës.
Ndërsa, Valbona Ibishi Azemi, arsimtare në shkollën “Zahir Pajaziti”, thekson se nxënësit në këtë zonë rurale janë të motivuar për lexim.
“Nxënësit në këtë pjesë rurale janë shumë të interesuar për lexim, ndoshta për shkak të mungesës së teknologjisë në zonën e tyre. Ata tregojnë një angazhim më të madh për librat sesa fëmijët në pjesë të tjera, ku teknologjia është më e pranishme. Një pjesë e madhe e leximeve përfshin libra për vizatim dhe për zhvillim të përgjithshëm. Këta fëmijë janë të edukuar dhe përfaqësojnë një shembull pozitiv për kohën e sotme”, tha ajo.
Një nga mesazhet kryesore të drejtorit Bajrami është se shkolla duhet të jetë e lirë nga politika.
Ai beson se përqendrimi në edukim dhe zhvillimin e nxënësve duhet të jetë prioriteti i parë, dhe se çdo ndërlikim politik vetëm sa e pengon këtë proces.
“Drejtorët duhet të punojnë natë e ditë për nxënësit, si dhe të bashkëpunojnë me prindërit, komunën dhe të gjithë faktorët relevantë, për të ngritur shkollat dhe për t’i bërë ato më të mira”, potencoi ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prishtinë, lansohet Plani i Veprimit për Partneritet për Qeverisje të Hapur Lokale
Reshjet e borës, të gjitha rrugët në Prishtinë janë të kalueshme
Drenas, shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Arif Shala” kampion edhe këtë vit shkollor në futboll të vogël
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
Netanyahu reagon pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër tij
“AK-47, pesë karikatorë, radiolidhje”, çka konfiskoi policia gjatë një aksioni në veri?
S’kalojnë amendamentet e PDK-së: Përplasje e ashpër Shoshi-Bogujevci, i bashkëngjitet edhe Musliu
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Moment i sikletshëm për Lelën - reagon ashpër ndaj veprimit të Drilonit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme