LAJMI I FUNDIT:

Lady Gaga për ulje-ngritjet e karrierës: Kam kaluar në shumë sfida

Lady Gaga për ulje-ngritjet e karrierës: Kam kaluar në shumë sfida
Lady Gaga

Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Lady Gaga, së fundmi ka treguar se gjatë karrierës së saj, përveç suksesit, ka pasur edhe shumë dështime.

Me rastin e publikimit të “Joker: Folie a Deux”, ajo ka folur për karrierën e saj në një intervistë për People, ku ka theksuar sukseset dhe dështimet.

“Unë kam qenë në industrinë e muzikës që kur isha adoleshente dhe kam punuar në industrinë e filmit për dhjetë vitet e fundit. Ju e dini, unë mendoj se kam kaluar shumë sfida”, tha ajo.


Lady Gaga

Përveç hiteve të mëdha dhe çmimeve të shumta muzikore, Lady është nominuar dhe ka fituar një ‘Oscar’ për ‘këngën më të mirë origjinale’ “Shallow” nga viti 2018 nga filmi “A Star is Born”, në të cilin luan bashkë me Bradley Cooper.

“Unë jam vërtet mirënjohëse për karrierën që kam pasur dhe ndihem shumë mirënjohëse për fansat e mi. Gjithashtu, mendoj se në një moment kam pasur shumë probleme. Ndihem shumë më mirë tani dhe është mirë ta them këtë. Jam vërtet mirënjohëse që mund ta them këtë”, ka thënë ajo.

Gaga luan Harleen Lee Quinzel, e njohur gjithashtu si Harley Quinn, në filmin “Joker: Folie a Deux”, vazhdimi i filmit të vitit 2019, ku Joaquin Phoenix luan Jokerin.

Filmi është shkruar dhe drejtuar nga Todd Phillips dhe gjatë premierës së tij në Festivalin e Filmit në Venecia, ai mori një ovacion 11-minutësh. Megjithatë, kritikët dhe shikuesit nuk janë të kënaqur me këtë vazhdim. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nëna e Leon Dajakut merr vëmendjen e mediave prestigjioze - i dedikojnë artikull për dukjen

Nëna e Leon Dajakut merr vëmendjen e mediave prestigjioze - i dedikojnë artikull për dukjen

Magazina
Marina Vjollca hedh poshtë thashethemet se është ndarë nga Ghetto Geasy

Marina Vjollca hedh poshtë thashethemet se është ndarë nga Ghetto Geasy

Magazina
Historia e errët e vëllezërve Menendez - çfarë dihet për rastin që po bën bujë në internet pas serialit të Netflix?

Historia e errët e vëllezërve Menendez - çfarë dihet për rastin që po bën bujë në internet pas serialit të Netflix?

Magazina
Justin Bieber tha se donte ‘të mbronte' Billie Eilish nga industria muzikore, në videon që u rishfaq pas arrestimit të Diddy-t

Justin Bieber tha se donte ‘të mbronte' Billie Eilish nga industria muzikore, në videon që u rishfaq pas arrestimit të Diddy-t

Magazina
Prokurorja Pamela Bozanich është në qendër të vëmendjes pas dokumentarit të ri në Netflix për vëllezërit Menendez

Prokurorja Pamela Bozanich është në qendër të vëmendjes pas dokumentarit të ri në Netflix për vëllezërit Menendez

Magazina
Milaim Zeka i tregon Xhuli Nurës për gabimin që ka bërë në edicionin e parë të Big Brother

Milaim Zeka i tregon Xhuli Nurës për gabimin që ka bërë në edicionin e parë të Big Brother

Magazina
Kalo në kategori