LAJMI I FUNDIT:

Vlora pas përmbytjeve, familjet të pakënaqura me grupet e vlerësuesve

Vlora pas përmbytjeve, familjet të pakënaqura me grupet e vlerësuesve

Vlora në ditën e tretë pas përmbytjeve të fundjavës së kaluar, po përpiqet ti rikthehet normalitet. Uji në rrugët e qytetit është tërhequr duke lënë pas baltë dhe mbetje nga më të ndryshmet, shkruan A2.

Bizneset nuk kanë pritur grupet e bashkisë për përllogaritjen e dëmeve duke nisur vetë rikuperimin e pasojave që u la përmbytja.

Ndërsa pronarët e karotrecëve kanë patur kërkesa të shumta në këto ditë. Një pjesë e qytetarëve kanë nisur vetë të rregullojnë ç’të munden, por ka shumë të tjerë edhe të moshuar që janë të pafuqishëm përballë kësaj situate.


“Ja shikoje vetë. Ça të them unë i shkreti, se vajta 75 vjeç dhe më vjen turp nga vetja. Mu si kafshë, shikoni ja…”.

Edhe grupet e bashkisë duket se nuk u kanë lënë ndonjë shpresë.

“Absolutisht asgjë. Ik nga rajoni, nga rajoni shko te bashkia. Tallen me neve më duket. Unë jam në hall të madh tani, 75 vjeç, të jetosh si kafshë.”

Ndërkohë Komiteti Teknik i kryesuar nga kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka premtuar jo vetëm ndihmë ndaj familjeve dhe bizneseve që janë dëmtuar nga përmbytjet, por edhe përmirësimin e infrastrukturës që ti paraprihen situatave të tilla të cilat mund të përsëriten sërish në të ardhmen.

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim

Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim

Lajme
Gjykata e shpall të pafajshëm logopedin Iljasa Fazliu, vendimi cilësohet goditje për të drejtat e fëmijëve

Gjykata e shpall të pafajshëm logopedin Iljasa Fazliu, vendimi cilësohet goditje për të drejtat e fëmijëve

Lajme
Brenda depos së armatimit të FSK-së, Kurti: Armatimi modern në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve që jemi duke i bërë për forcën tonë

Brenda depos së armatimit të FSK-së, Kurti: Armatimi modern në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve që jemi duke i bërë për forcën tonë

Lajme
Mexhiti: Albin Kurti tha se në RMV nuk ka ligj për gjuhën shqipe, këtë e pohoj edhe unë

Mexhiti: Albin Kurti tha se në RMV nuk ka ligj për gjuhën shqipe, këtë e pohoj edhe unë

Politikë
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Parashikimi i motit, pasditja me shi e reshje bore dhe erëra të fuqishme

Parashikimi i motit, pasditja me shi e reshje bore dhe erëra të fuqishme

Lajme
Kalo në kategori