LAJMI I FUNDIT:

Çfarë dinte Bono që e evitoi puthjen e Diddyt në Golden Globes 2014?

Çfarë dinte Bono që e evitoi puthjen e Diddyt në Golden Globes 2014?
Foto: X

Pas arrestimit të reperit P. Diddy, i cili aktualisht po përballet me më shumë se 120 akuza për shfrytëzim dhe abuzim seksual, çdo ditë po dalin pamje dhe informacione të reja që tani marrin një kuptim tjetër.

Një klip nga ‘Golden Globe Awards 2014’ është shfaqur në Twitter, në të cilin Bono refuzon qartë puthjen dhe urimet e P Diddy.

Gjatë dhënies së çmimit grupit ‘U2’ për këngën më të mirë origjinale, “Ordinary Love” nga filmi “Mandela: Long Walk to Freedom”, Diddy, Usher dhe Kate Beckinsale deshën të urojnë ekipin.


Gjatë ndarjes së çmimit, Usher e uroi Bonon, ku reperi P Diddy ndërhyri duke u përpjekur ta puthte dhe ta uronte. I njëjti ktheu kokën nga turma ndërsa reperi u përpoq ta puthte në faqe.

Buzëqeshja e Diddy-t u zhduk nga fytyra e tij, pas së cilës ai u largua nga skena së bashku me Kate Beckinsale.

Edhe pse situata duke gjykuar nga video ishte e vështirë, Diddy dhe Bono u panë së bashku në të njëjtën shoqëri në festën e së njëjtës mbrëmje.

Si kujtim, P Diddy aktualisht po përballet me akuza për trafikim dhe shantazh që përfshihen në një aktakuzë federale që pretendon se ai është përfshirë gjithashtu në rrëmbim, punë të detyruar, ryshfet dhe krime të tjera.

Megjithatë, ai i mohon të gjitha akuzat për këto krime. U arrestua dhe aktualisht ndodhet në paraburgim, në pritje të gjykimit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Reagimi interesant i Hailey Bieber mbi marrëdhënien e Justin-it me Diddy-n

Reagimi interesant i Hailey Bieber mbi marrëdhënien e Justin-it me Diddy-n

Magazina
Kim Kardashian bën thirrje për rishqyrtimin e dënimit të përjetshëm të Vëllezërve Menendez

Kim Kardashian bën thirrje për rishqyrtimin e dënimit të përjetshëm të Vëllezërve Menendez

Magazina
Milaim Zeka i tregon Xhuli Nurës për gabimin që ka bërë në edicionin e parë të Big Brother

Milaim Zeka i tregon Xhuli Nurës për gabimin që ka bërë në edicionin e parë të Big Brother

Magazina
Valon Syla hedh poshtë aludimet se do të jetë analist në Big Brother VIP Kosova 3

Valon Syla hedh poshtë aludimet se do të jetë analist në Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Justin Bieber tha se donte ‘të mbronte' Billie Eilish nga industria muzikore, në videon që u rishfaq pas arrestimit të Diddy-t

Justin Bieber tha se donte ‘të mbronte' Billie Eilish nga industria muzikore, në videon që u rishfaq pas arrestimit të Diddy-t

Magazina
Çfarë dinte Bono që e evitoi puthjen e Diddyt në Golden Globes 2014?

Çfarë dinte Bono që e evitoi puthjen e Diddyt në Golden Globes 2014?

Magazina
Kalo në kategori