“Kam qenë e izoluar dhe kam pasur pak kontakte me njerëz”, Majlinda Kelmendi rrëfen vështirësitë që ka pasur në karrierë
Ish-xhudistja tani trajnere në këtë sport, Majlinda Kelmendi, në një intervistë për TËVË1 ka rrëfyer vështirësitë me të cilat ajo është përballur gjatë kohës sa ishte aktive në xhudo.
Fillimisht ajo ka thënë se shkaku i përkushtimit të saj, ka munguar pothuajse në shumicën e datave të rëndësishme në familjen e saj, siç përmend ditëlindjen e babait dhe të nënës.
“Nuk kam shkuar në asnjë dasmë apo fejesë. Babai i ka 71 vjet ndërsa nëna gati 70 dhe unë kam munguar në këto vitet e fundit në pjesën më të madhe të ditëlindjeve të tyre.
“Kam dalë shumë pak, madje as në restorant nuk kam shkuar, njerëzit kanë pasur shumë pritshmëri prej Majlindës dhe unë këtë e kam ditur. Kam sakrifikuar shumë gjatë karrierës, kam pasur një karrierë 22-vjeçare, sidomos ato 15 të fundit kanë qenë shumë intensive”, ka thënë fillimisht Kelmendi.
Tutje, ish-kampionia olimpike thotë se shpeshherë përballet me pyetjet e njerëzve se si ajo i refuzoi milionat vetëm e vetëm për ta përfaqësuar Kosovën, teksa flet për ofertën që kishte nga Kazakistani.
“Edhe sot njerëzit vazhdojnë të më pyesin se si i kam refuzuar milionat, mënyra se si më shohin njerëzit ajo as nuk blihet e as nuk shitet”.
“Deri sa je garues gjithmonë duhet ta kesh parasysh se mund t’iu vijnë lëndimet, janë pjesë e rrugëtimit dhe ndoshta vijnë në momentin më të keq për ty, nuk i pret asnjëherë”, u shpreh ajo.
“Nuk e di unë si do të isha ndjerë ose a do ja kisha falur vetes nëse do kisha shkuar në vitin 2015 në Kazakistan dhe do ta kisha marrë medaljen e artë olimpike për Kazakistanin”.
“Gjatë gjithë karrierës sime kam qenë shumë e izoluar dhe kam pasur shumë pak kontakte me njerëz, kontakti me ta gjithmonë ka qenë nëpërmjet Tonit (Driton Kukës)”, përfundoi Majlinda./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dhjetë mbrojtësit që kanë qenë të lidhur me Juventusin për afatin kalimtar të dimrit
Shtyhet për një orë ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës, shkak bora e madhe
“Nuk ishte për një klub të madh” – ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”
Suedia pritet të ankohet për shkak të humbjes së Kosovës me rezultat zyrtar ndaj Rumanisë
Pesë lojtarët që u shfaqën më shumë në fushë nën drejtimin e Franco Fodas në Ligën e Kombeve
“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme