Nga: Philip Oltermann / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Zbutja e rregullave zyrtare rreth përdorimit të saktë të apostrofave në gjermanisht, jo vetëm që ka acaruar fanatikët e gramatikës së gjuhës gjermane, por ka shkaktuar frikë ekzistenciale rreth ndikimit të anglishtes.
Institucionet që shfaqin emrat e pronarëve të tyre, me mbishkrime si “Rosi’s Bar” ose “Kati’s Kiosk” janë një pamje e zakonshme në fshatrat dhe qytetet gjermane, por sipas rregullave ato e kanë një gabim: ndryshe nga anglishtja, gjermanishtja nuk përdor apostrofa për të treguar rasën gjinore ose pronësinë. Pra, drejtshkrimi i saktë do të ishte “Rosis Bar”, “Katis Kiosk”, ose, si në titullin e një hiti të fundit viral, “Barbaras Rhabarberbar”.
Megjithatë, udhëzimet e dhëna nga organi që rregullon përdorimin e drejtshkrimit standard të gjermanishtes, kanë sqaruar se përdorimi i shenjës së pikësimit, që në gjuhën e folur njihet si Deppenapostroph (“apostrof i idiotit”), është bërë aq i përhapur saqë është edhe i lejueshëm – për sa kohë që ndan ‘s’-in e rasës gjinore brenda një emri të përveçëm.
Botimi i ri i udhëzuesit të Këshillit për Drejtshkrimin Gjerman, i cili përshkruan përdorimin e gramatikës në shkolla dhe organe publike në Gjermani, në Austri dhe në Zvicrën gjermanishtfolëse, përmend se “Eva’s Blumenladen” (Dyqani i luleve të Evës) dhe “Peter’s Taverne” (Taverna e Peterit) janë alternativa të përdorshme, megjithëse “Eva’s Brille” (“Syzet e Evës”) mbetet e pasaktë.
Deppenapostroph-i nuk duhet ngatërruar me apostrofin e njohur si “greengrocer’s apostrophe”, kur një apostrof para “s”-it përdoret gabimisht për të formuar shumësin e një emri (“a kilo of potato’s” – “një kilogram patate’sh”).
Rregullat e reja hynë në fuqi në korrik, dhe këshilli tha se zbutja e rregullave në vitin 1996 nënkuptonte që, teknikisht, “Rosi’s Bar”, nuk kishte qenë i pasaktë për pothuajse tri dekada. Megjithatë, gjatë ditëve të fundit, gazetat gjermane dhe rrjetet sociale kanë parë një revoltë të pedantëve kundër zbutjes së rregullave të gramatikës.
Një komentator në tabloidin Bild ka thënë se kur ka parë mbishkrimet si “Harald’s Eck” (“Këndi i Haraldit”), atij “iu çuan flokët përpjetë”, dhe se dashamirësit e gjuhës gjermane do të vajtojnë për përdorimin e saktë të rasës gjinore.
Një kolumnist në gazetën e respektuar Frankfurter Allgemeine Zeitung, e dënoi vendimin e këshillit si dëshmi të mëtejshme të “fitores së gjuhës angleze”, ndërsa një redaktor gazete u ankua në LinkedIn se legalizimi i “apostrofit të idiotit” ishte “përulje ndaj anglishtes”.
Disa gjuhëtarë vënë në dyshim nëse ngritja e apostrofit pronësor ka lidhje me ndikimin e anglishtes.
“Njohja me emrat anglisht mund të jetë një faktor, por gjithashtu mund të rrjedhë nga dëshira për të shmangur konfuzionin”, tha Anatol Stefanowitsch, një gjuhëtar në Universitetin e Lirë të Berlinit. “Ajo që kemi tendencë të shohim kur një gjuhë ndërvepron me një gjuhë tjetër prestigjioze, është që ajo përfshin fjalorin e saj dhe jo gramatikën”.
Edhe përpara sqarimit të rregullit, Këshilli Gjerman i Drejtshkrimit lejonte përdorimin e apostrofit pronësor për të shmangur konfuzionin, si në rastin e “Andrea’s Bar” për të treguar se pronari quhet Andrea dhe jo Andreas.
“Ka një traditë të gjatë të qarqeve konservatore që shqetësohen për ndikimet ndërkombëtare mbi gjuhën gjermane”, tha Stefanowitsch. “Më parë ishte frëngjishtja dhe tani është kryesisht anglishtja”.
Shoqata me bazë në Dortmund, Verein Deutsche Sprache, përpiqet të kundërshtojë ndikimin e anglishtes me një “indeks të anglicizmave” që propozon fjalë alternative gjermane, si Klapprechner në vend të “laptop” ose Puffmais në vend të “popcorn”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEfektet mbytëse të ideologjisë së Maos
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Apostrofi i idiotit që irriton gjermanët
Shkolla e Muzikës “AMADEUS” përmbyll vitin shkollor me koncert
Grekët dhe romakët e lashtë, për përkatësinë ilire të Himarës
Jo, kompjuterët nuk mund të vërtetojnë se çfarë ka shkruar në të vërtetë Shekspiri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën
NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi
Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia