LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 15° fair_day

Komuna e Prizrenit i bën thirrje gastronomëve të mos vendosin objekte të përkohshme pa leje përkatëse

Komuna e Prizrenit i bën thirrje gastronomëve të mos vendosin objekte të përkohshme pa leje përkatëse

Drejtoria e Inspektorateve ka ndërmarrë aksion për largimin e objekteve të përkohshme të vendosura nga subjektet afariste në hapësira publike pa lejen e organeve kompetente, ka njoftuar Komuna e Prizrenit. Sipas komunikatës ky aksion është zhvilluar në rrugën “Adem Jashari”.  

Në të njëjtën kohë organet komunale kanë bërë thirrje që lidhur me këtë çështje afaristët ti respektojnë dispozitat ligjore, raporton Telegrafi.

“Kërkohet nga të gjithë qytetarët, pronarë të subjekteve afariste, që të mos vendosin objekte të përkohshme si: tenda, konstruksione metalike dhe të ngjashme pa leje të organeve kompetente komunale, pasi, Drejtoria e Inspektorateve obligohet t’i largojë ato, përmes operatorit ekonomik të kontraktuar nga Komuna e Prizrenit, në barë të pronarëve të subjekteve afariste”, thuhet në njoftim.


Komuna e Prizren në vitet e shkuara synonte vënien e rendit në këtë aspekt me hartimin e një rregulloreje të re. Megjithatë ky akt nuk e pat kaluar filtrin e ligjshmërisë në nivelin qendror.

Pas këtij zhvillimi, Drejtoria e Inspektorateve në vjeshtën e vitit të shkuar pat ndërmarrë aksionin për largimin e konstruksioneve metalike të ndërtuara pa leje në hapësirat publike dhe private në qendrën historike dhe lagjet e ndryshme të qytetit.

Zyrtarët komunalë, asokohe patën pohuar se lidhur me këtë çështje kanë pranuar ankesa e peticione të shumta nga qytetarët.

Lirimi i hapësirave publike është kërkuar shpesh edhe nga opozitarët në Kuvendin e Komunës. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
UEFA lëshon letër zyrtare për penalltinë e diskutueshme të Julian Alvarez

UEFA lëshon letër zyrtare për penalltinë e diskutueshme të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Magazina
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Skandal i ri në Parlamentin Europian, policia belge bastis zyrat e eurodeputetëve

Skandal i ri në Parlamentin Europian, policia belge bastis zyrat e eurodeputetëve

Evropa
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Kalo në kategori