LAJMI I FUNDIT:

Kacarska: Jo orientim tjetër përveç BE-së

Kacarska: Jo orientim tjetër përveç BE-së

Instituti për politikë evropiane vlerëson se asnjë elitë politike në vend nuk mund të orientohet në drejtim tjetër përveç BE-së dhe NATO-s dhe arsye për këtë, sipas Simonida Kacarskës, është vullneti i qytetarëve dhe lidhja tregtare e vendit me BE-në.

Duke komentuar vizitat e kryeministrave të Serbisë dhe Hungarisë, si vende të afërta me Rusinë dhe Kinën, Kacarska tha se mund të interpretohen në shumë mënyra, por megjithatë Hungaria është kryesuese dhe vendi e ka patjetër të balancojë raportet edhe me Hungarinë, por pa lënë anash proceset që na lidhin me BE-në.

“Nëse e shohim mbështetjen që e kemi për anëtarësim në BE dhe NATO, mendoj se ne nuk kemi shumë hapësirë, në nivel politik, që elita politike të drejtohet në vend tjetër. Kjo është ajo që qytetarët e mbështesin. Gjithsesi, partneritetin me Hungarinë mund ta shohim nga aspekte të ndryshme, me kolegët kemi diskutime, Hungaria është anëtare e BE-së, megjithatë për momentin është anëtare relativisht e izoluar, që e ka kryesimin, kështu që është e qartë se këtu secili shtet, secili pushtet, por edhe ai I kaluari, duhet të balancojë raportet me Hungarinë, këtë do të duhet ta bëjë secili shtet i rajonit…Është e qartë se disa prej sinjaleve tregojnë se ky balancim nuk shkon mjaftueshëm barazueshëm dhe prandaj kthehem te proceset që na lidhin me BE-në, siç për momentin është plani për rritje dhe agjenda reformuese dhe anëtarësimi i ardhshëm do të duhet të punohet më shumë në periudhën e ardhme”, tha Simonida Kacarska, Drejtoreshë e Institutit për politikë evropiane./Alsat/


Në trend Lajme

Më shumë
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori