LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 8° partlycloudy_night

Problemet infrastrukturore, sfidë pa zgjidhje për banorët e Komunës së Gjakovës

Problemet infrastrukturore, sfidë pa zgjidhje për banorët e Komunës së Gjakovës

Dëmtimet e infrastrukturës rrugore në Komunën e Gjakovës vazhdon të jetë një ndër sfidat që raportohet më së shumti nga qytetarët e kësaj komune në platformën Ndreqe.com.

Së fundmi në këtë platformë është raportuar për dëmtime të trotuarit në rrugën ‘Ganimete Tërbeshi’ , rrugë e cila është një kahore, e që dëmtimi i trotuarit në këtë pjesë sjell edhe më shumë probleme dhe rrezikshmëri për qytetarët, sepse për shkak të rrugës e cila është e ngushtë, si pasojë e dëmtimit të trotuareve në këtë zonë, qytetarët detyrohen të ecin në rrugë.

Dëmtimi i trotuarin në Rrugën ‘Ganimete Tërbeshi’

Përveç kësaj zone ku trotuarët janë pothuajshe të pakalueshëm, në Ndreqe.com është raportuar edhe për dëmtim të trotuarit në rrugën ‘Sefedin Xërxa’, ku në këtë anë janë larguar shtyllat të cilat ua ndalonin makinave ndaljen në trotuar.


Ndërsa një problem tjetër është raportuar nga banorët e fshtatin Bec, ku në udhëkryqin e këtij fshati, është ndërprerë rregullimi i rrugës, duke u bërë prerja e asfaltit, gjë e cila ka ndikuar që në këtë pjesë të rrugës të krijohet një gropë e madhe, e cila është një problematikë mjaft shqetësuese për drejtuesit e makinave që lëvizin në këtë anë.

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe.com për ankesat që kanë, ku më pas po intervenohet edhe nga organet përgjegjëse.

Vazhdoni të raportoni edhe më tutje për të gjitha problemet në komunat tuaja përkatëse. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përfaqësueset
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
NASA publikon atë që po vlerësohet si

NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"

Botë
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Botë
Kalo në kategori