LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Rami Hadar nuk është më pjesë e Pejës

Zyrtare: Rami Hadar nuk është më pjesë e Pejës

Klubi i basketbollit Peja, përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale kanë bërë me dije se trajneri Rami Hadar ka ofruar dorëheqje të parevokueshme.

Hadar u bë pjesë e Pejës në shkurt të vitit të kaluar, duke arritur që me pejanët të shpallet kampion i Kosovës.

Përveç triumfit në ligë, Peja pati rezultate shumë të mira edhe në arenën evropiane nën udhëheqjen e Hadar, ku vlen të përmenden fitoret ndaj Heroes Den Bosch dhe Spojnia Stargard.


Njoftimi i plotë i Pejës:

“KB Peja njofton se trajneri Rami Hadar ka ofruar dorëheqjen dhe nga tash e tutje nuk do të jetë më në krye të skuadrës”.

“Trajneri Hadar u bashkua me KB Pejën në Shkurt të vitit 2023, duke kthyer një situatë ku humbi besimi – në një edicion ku me 18 maj 2023, KB Peja u kurorëzua me titullin Kampion i Kosovës”.

“Maestro udhëheqi KB Pejën edhe në rezultate të mëdha Europiane, duke mposhtur Kampionët e Holandës – Heroes Den Bosch e pastaj arriti edhe fitore në tokën polake, ndaj Spojnia Stargard”.

“Në fillim të sezonit të tretë, trajneri Hadar ka vendosur që këtu është fundi dhe rrugëtimi te KB Peja përfundon”.

“Faleminderit maestro – për Pejën Kampion, për Pejën Europiane, për momentet e paharrueshme së bashku gjatë këtyre 20 muajve. Mësimet tua do jenë gjithmonë të vlefshme për KB Pejën”, thuhej në postimin e Pejës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Premier League
Barcelona humbet një lojtar të rëndësishëm për dy muaj shkaku i lëndimit

Barcelona humbet një lojtar të rëndësishëm për dy muaj shkaku i lëndimit

La Liga
Eksperti i gjuhës së trupit zbulon detaje nga debati i tensionuar mes Ten Hag dhe Van Nistelrooy

Eksperti i gjuhës së trupit zbulon detaje nga debati i tensionuar mes Ten Hag dhe Van Nistelrooy

Premier League
Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

La Liga
Afrimi i Amir Saipit, Foda flet për portierin e ri dhe tregon se kush do të jetë titullar

Afrimi i Amir Saipit, Foda flet për portierin e ri dhe tregon se kush do të jetë titullar

Përfaqësuesja e Kosovës
Mungesa e Vedat Muriqit, Foda tregon lojtarin që do ta zëvendësojë yllin prizrenas

Mungesa e Vedat Muriqit, Foda tregon lojtarin që do ta zëvendësojë yllin prizrenas

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori