LAJMI I FUNDIT:

Robert Berisha pozon krah të dashurës: Nuk plakem veç me ty o shpirt

Robert Berisha pozon krah të dashurës: Nuk plakem veç me ty o shpirt
Foto: Screenshot/Instagram

Muzikanti dhe moderatori i njohur, Robert Berisha, ka kohë që ka bërë publike lidhjen e tij.

Ai tashmë dihet se po shijon një romancë dashurie me një bukuroshe nga Mali i Zi, Ana Skrel, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, distanca nuk është një pengesë në marrëdhënien e tyre meqë janë bashkë për një kohë.


E së fundmi ka qenë këngëtari ai që ka ndarë një tjetër imazh krah Skel, duke i bërë dhe një dedikim.

“Robi nuk plaket veç me ty o shpirt”, ka shkruar ai.

Të njëjtit gjithashtu kanë një diferencë të madhe në moshë, pasi Ana është 20 vjet më e re se ai.

Pavarësisht të gjithave, ata e kanë dëshmuar dashurinë e madhe që kanë për njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Ana Skrel, e dashura e Robertit