LAJMI I FUNDIT:

Republika Demokratike e Kongos fillon vaksinimin kundër Lisë së majmunit

Republika Demokratike e Kongos fillon vaksinimin kundër Lisë së majmunit

Autoritetet në Republikën Demokratike të Kongos (DRC) kanë filluar vaksinimin kundër Lisë së majmunit, gati dy muaj pasi sëmundja që shpërtheu në disa vende u shpall emergjencë globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Bëhet e ditur se disa nga 265,000 dozat e dhuruara në DRC nga BE-ja dhe SHBA-ja janë dërguar në qytetin lindor të Goma në provincën Kivu, ku spitalet janë stërngarkuar duke luftuar për të frenuar llojin e ri dhe ndoshta më infektiv të mpox.

DRC, me rreth 30,000 raste të dyshuara mpox dhe 859 vdekje, përbën më shumë se 80% të të gjitha rasteve dhe 99% të të gjitha vdekjeve të raportuara në Afrikë këtë vit, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.


Siç raportohet, të gjitha 26 provincat e vendit të Afrikës Qendrore kanë regjistruar raste mpox.

Megjithëse shumica e infeksioneve dhe vdekjeve të regjistruara në DRC janë te fëmijët nën 15 vjeç, dozat që administrohen janë të destinuara vetëm për të rriturit dhe do t’u jepen popullatave në rrezik dhe punëtorëve, ka njoftuar Ministri i Shëndetësisë, Roger Kamba.

Ndryshe, të paktën 3 milionë doza të vaksinës së miratuar për përdorim te fëmijët priten nga Japonia në ditët në vijim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Kur dashuria bëhet akt heroik", nëna notoi tre kilometra për të shpëtuar vajzën nga përmbytjet në Bosnje

Bosnja
Ngjarje e tmerrshme në Marsejë, një adoleshent francez “u godit 50 herë me thikë” dhe më pas u dogj i gjallë

Ngjarje e tmerrshme në Marsejë, një adoleshent francez “u godit 50 herë me thikë” dhe më pas u dogj i gjallë

Evropa
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu:

Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu: "Turp për ta"

Botë
A mund t'u besojmë sondazheve për zgjedhjet në SHBA?

A mund t'u besojmë sondazheve për zgjedhjet në SHBA?

Amerika
U përfshi nga flakët, pastaj u fundos - pamje të aksidentit të anijes me vlerë 63 milionë dollarë të Zelandës së Re

U përfshi nga flakët, pastaj u fundos - pamje të aksidentit të anijes me vlerë 63 milionë dollarë të Zelandës së Re

Botë
Kalo në kategori