LAJMI I FUNDIT:

Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu: “Turp për ta”

Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu: “Turp për ta”

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë thirrje për ndalimin e dërgesave të armëve në Izrael për përdorim në Gaza, gjë që ka shkaktuar kritika të shpejta nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Macron tha se “prioriteti është që të kthehemi te një zgjidhje politike dhe të ndalojmë dërgimin e armëve për të luftuar në Gaza”.

Në një samit në Paris, presidenti francez përsëriti shqetësimin e tij për vazhdimin e konfliktit në Gaza, pavarësisht thirrjeve për armëpushim, dhe ai gjithashtu kritikoi vendimin e Izraelit për të dërguar trupa tokësore në Liban.


Netanyahu iu përgjigj: “Turp për ta”, duke iu referuar Macronit dhe liderëve të tjerë perëndimorë që kanë bërë thirrje për atë që ai e përshkroi si një embargo armësh ndaj Izraelit, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Në një video të publikuar nga zyra e tij, Netanyahu tha se “Izraeli do të fitojë me ose pa mbështetjen e tyre”, duke shtuar se thirrja për një embargo armësh ishte “një turp”.

Ndërkohë, Macron, në një intervistë me transmetuesin francez, tha se “Franca nuk po i dorëzon asnjë armë Izraelit”.

Ai shtoi: “Unë mendoj se ne nuk po dëgjohemi”.

“Mendoj se është një gabim, duke përfshirë sigurinë e Izraelit”, tha Macron, duke theksuar se konflikti po çon në “urrejtje”.

Macron tha gjithashtu se shmangia e një përshkallëzimi në Liban është një “prioritet” dhe se “Libani nuk mund të bëhet një Gaza e re”.

Zyra e Netanyahut iu përgjigj duke thënë se çdo vend që nuk qëndron me Izraelin po mbështet Iranin dhe aleatët e tij.

Netanyahu tha: “Ndërsa Izraeli lufton forcat e barbarisë të udhëhequra nga Irani, të gjitha vendet e civilizuara duhet të qëndrojnë fort në krah të Izraelit”.

“Megjithatë, presidenti Macron dhe udhëheqës të tjerë perëndimorë po bëjnë thirrje tani për embargo armësh kundër Izraelit. Turp për ta”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Evropa
Reagimet e para izraelite pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër Netanyahut

Reagimet e para izraelite pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër Netanyahut

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Evropa
Kalo në kategori