LAJMI I FUNDIT:

Çmimet në Sarandë, të huajt preferojnë gatimin në shtëpi – shmangin restorantet

Çmimet në Sarandë, të huajt preferojnë gatimin në shtëpi – shmangin restorantet

Saranda gjatë sezonit veror u dominua nga turistët e huaj, që preferonin të akomodoheshin në apartamente me qira.

Ky fakt rriti edhe kërkesën për blerje në supermarkete dhe tregun e fruta perimeve.

Madje turistët e huaj u bënë të përditshëm në treg, duke bërë vetë pazar.


Tregtarët shpjegojnë arsyet pse të huajt priren drejt tregjeve dhe i largohen restoranteve.

“Në fillim sezoni u duk pak i plogësht i vakur, i ngadaltë, por nxemja në fund të korrikut, fillimi i gushtit. 10 ditshi i tretë i gushtit dhe shtatori ka arritur atë që quhet kulmi për ne,” –tha një shitëse.

“Shtatori është dominuar nga familjar të huaj, blejnë ushqimet , cilësinë e duan absolute, çmimi nuk pyetet , por dhe nuk abuzohet per këtë të jeni te qartë, nuk abuzohet me çmimin si me turistin shqiptar dhe të huaj, cilësia është absolute këtë bit edhe prodhimi ka qen i mirë,” –shtoi më tej ajo.

Kryesisht turistët nga Evropa Lindore janë blerësit më të shumtë të perimeve të freskëta, ndërsa si çdo vit, përpara se të largohen nga Saranda, marrin me vete bimët medicinale të zonës.

Çfarë blejnë me shumë të huajt?

“Çdo gjë që nga frutat, që nga perimet , vaji  i ullirit, mjalti , që është shumë i mirë, dhe në fund përpara se të shkojnë ata janë të përqendruar te bimët medicinale, dhe është shumë shumë tipike për ata janë rigoni , çaji malit, njifet shumë prej tyre,” –tha shitësja.

Shumica e këtyre turistëve kanë blerë dhe shtëpi në Sarandë dhe sipas blersve ata do kthehen sërish për festat e fundvitit, çka bën që tregtarët të rrisin pritshmëritë e tyre.

Turistët “low cost” në Sarandë sollën të ardhura për tregtarët e vegjël, por nga ana tjetër ndikuan edhe në rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, duke vënë në vështirësi vetë qytetarët e Sarandës./Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori