Toshkovski nga Shqipëria: Biseduam për “One Stop Shop” me Shqipërinë dhe patrullim policor të përbashkët në zonat turistike
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ishte sot për vizitë pune në Republikën e Shqipërisë, ku ka zhvilluar një takim pune me ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Ervin Hoxha.
MPB kumtoi se në takim u konstatua se bashkëpunimi i deritanishëm është në nivel të lartë profesional, me tendencë për avancim përmes lidhjes së marrëveshjeve dhe protokolleve për bashkëpunim.
“Me ministrin Hoxha kemi diskutuar tema që janë me interes të përbashkët për qytetarët tanë. Tema e parë ishte ngritja e një sistemi ‘One Stop Shop’ që do të mundësojë lëvizje më të shpejtë të udhëtarëve brenda vendkalimeve kufitare që kemi me Republikën e Shqipërisë. Ai sistem tashmë është në një fazë të avancuar të zbatimit me Republikën e Serbisë, si dhe me Republikën e Kosovës, me qëllim të përshpejtimit të qarkullimit të udhëtarëve në këto pika kufitare, me uljen maksimale të kohës së lëvizjes së udhëtarëve nga këto vende. Gjithashtu diskutuam mundësinë që shërbimet tona policore të vazhdojnë me vizitat e vazhdueshme që kemi gjatë sezonit të verës dhe policët shqiptarë që patrullojnë zonat turistike që kemi në Maqedoni, si dhe policët maqedonas që patrullojnë zonat turistike në Shqipëri, me qëllim përmirësimin e kushteve për qytetarët tanë. Natyrisht, takimin e kemi fokusuar edhe në aspektet operative të dy ministrive në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, migrimit ilegal dhe kontrabandës me njerëz”, theksoi ministri Toshkovski.
Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Ervin Hoxha theksoi projektin e përbashkët për rehabilitimin dhe rindërtimin e pikës kufitare Bllatë-Spas dhe menaxhimin e kufijve të dy vendeve duke finalizuar marrëveshjen e diskutuar dhe të hartuar tashmë për mirëmbajtjen e shenjve kufitare me vendin tonë.
“Dy ministrat konfirmuan gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe operacional mes dy ministrive, si dhe përkushtimin për promovimin e marrëdhënieve tradicionalisht të mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe zbatimin me sukses të protokolleve të zbatimit të Konventës për Bashkëpunim Policor në Evropën Juglindore dhe pjesëmarrja e përbashkët në nismat rajonale”, kumtoi MPB.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025