LAJMI I FUNDIT:

Vjen në Kosovë komandanti i ri i KFOR-it, gjenerali italian Barduani

Vjen në Kosovë komandanti i ri i KFOR-it, gjenerali italian Barduani

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello de Riu, ka pritur sot në aeroport komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral majorin Enrico Barduani.

Ambasada italiane përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se ambasadori De Riu e ka pritur ngrohtësisht komandantin e ri të KFOR-it, i cili zyrtarisht merr drejtimin e forcës paqeruajtëse të NATO-së në Kosovë më 11 tetor.

“Kjo shënon herën e 14-të të udhëheqjes së misionit të NATO-s nga Italia, duke riafirmuar përkushtimin tonë të palëkundur ndaj sigurisë në Kosovë”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


Edhe KFOR-i përmes një komunikate ka thënë se gjeneral-major Barduani do të jetë komandanti i 29-të i KFOR-it. Ai do të pasojë Majorin Gjeneral Özkan Ulutas (nga Turqia).

Gjeneralmajor Barduani do të jetë gjenerali i 14-të italian që komandon misionin e KFOR-it. Ai ka pasur një karrierë të gjatë dhe të suksesshme si brenda dhe jashtë vendit të tij. Posti i tij i fundit ishte në kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes së Italisë,  ku shërbeu si shef për politikën e mbrojtjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gashi: Skandal nëse Ridvan Muharremi nuk do të intervistohej, lidhja e tij me Kurtin përmes restorantit

Gashi: Skandal nëse Ridvan Muharremi nuk do të intervistohej, lidhja e tij me Kurtin përmes restorantit

Lajme
Policia e Kosovës shpall në kërkim tre shtetas të Shqipërisë

Policia e Kosovës shpall në kërkim tre shtetas të Shqipërisë

Kronika e Zezë
Vdes i aksidentuari në autostradën “Ibrahim Rugova”

Vdes i aksidentuari në autostradën “Ibrahim Rugova”

Kronika e Zezë
Reshje shiu e rrebeshe në Shqipëri, përmbytje në Lezhë dhe Durrës, probleme edhe në Tiranë

Reshje shiu e rrebeshe në Shqipëri, përmbytje në Lezhë dhe Durrës, probleme edhe në Tiranë

Lajme
Vjen në Kosovë komandanti i ri i KFOR-it, gjenerali italian Barduani

Vjen në Kosovë komandanti i ri i KFOR-it, gjenerali italian Barduani

Siguri
Plagosja e një gruaje në Prishtinë, nga QKUK thonë se gjendja e saj është e rëndë

Plagosja e një gruaje në Prishtinë, nga QKUK thonë se gjendja e saj është e rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori