LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 20° lightrainshowers_day

Aktiviteti i Policisë në Shtime për strehimin e një familje skamnore

Aktiviteti i Policisë në Shtime për strehimin e një familje skamnore

Policia e Kosovës në regjionin e Ferizajt në bashkëpunim me bizneset kanë marrë një iniciativë dhe kanë ndërtuar një shtëpi për familjen skamnore të Durak Bajramit nga fshati Rancë. Kryefamiljari Duraku, fillimihst e kishte dorëzuar armën e tij me leje në stacionin e Policisë për shkak të moshës së shtyrë, ndërkohë pas vizitës nga zyrtarët e Policisë është kuptuar se kjo familje po jetojnë në kushte të rënda ekonomike dhe në kushte të rënda të banimit.

Pas kësaj vizite ka nisur menjëherë iniciativa për ta mbështetur këtë familje, ndërkohë fillimisht një qytetar ia kishte dhuruar tre ari tokë në qytezën e Shtimes e pastaj shtëpia është ndërtuar me kontributin e bizneseve, qytetarëve dhe policëve të stacionit në Ferizaj e Shtime.


Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, njëherësh iniciator për ndërtimin e kësaj shtëpie në Shtime, ka thënë se ishte një rast i veçantë kur një person i tillë e dorëzoi armën me leje në këtë mënyrë, prandaj sipas tij është një ditë e veçantë që kjo familje po bëhet me shtëpi të re falë donatorëve dhe njerëzve të vullnetit të mirë.

“Me 19 shtator 2023 komandanti i stacionit të policisë në shtime ka bë një njoftim se një qytetar i fshatit Rancë Durak Bajrami ka bërë kërkesë që ta dorëzoj një armë, të cilën e kishte me leje. Arsyeja  pse me dorëzua këte armë ishte për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Unë kam e kam postuar këtë gjest shembullor të një qytetari i shtyrë në moshë diku rreth 70 vjeçar. Më pas më ka bë përshtypje që të shkojmë ta vizitojmë atë në fshatin Rancë dhe kemi parë gjendjen e tij të rëndë ekonomike”, ka thënë Veseli

Pas vizitës, Veseli ka takuar edhe humanistin nga Ferizaj Agon Zhvinipotokun dhe përfaqësues të bizneseve me qëllim që familjes Bajrami nga fshati Rancë t’ia ndërtojnë një shtëpi në Shtime.

“Një qytetar nga Shtimja ka dhuruar tre ari tokë për të për ta ndërtuar shtëpinë e më pas një qytetar tjetër e ka afruar shtëpinë e tij derisa të ndërtohet shtëpia e re, kësisoj ka nisur kjo iniciativë dhe sot baca Durak po e gëzon që të vijë në shtëpinë e re”, ka shtuar Veseli.

Haxhi Behluli, komandat i Policisë në Shtime, ka thënë se është një ditë e rëndësishme për këtë familje e cila po bëhet me shtëpi të re fal angazhimit të Policisë dhe bizneseve të ndryshme.

“Fillimisht ka ardhur informata deri te unë për dorëzimin e një armë që e ka pasur me leje. Ne e kemi dërguar një njësi atje dhe e kanë bërë verifikimin e armës. Është kryer çështja procedurale dhe është strehuar arma pastaj është marrë në stacion. Ne sëbashku edhe me ë drejtorinë rajonale jemi konsultuar dhe e kemi pa gjendjen e bacës Durak, ai kryesisht kanë qenë në kushtet jo të mira, dhe në kushtet ekonomike të vështira që ka jetuar në fshatin Ramëcë. Ne e dimë të gjithë që fshati Rëncë është një pjesë e viseve malore domethënë që është pjesë e lartë edhe për udhëtim. Më e rëndësishmi ka qenë edhe këtu, përveç kushteve as fëmijët nuk kanë mundur ta vijojnë mësimin atje”, ka thënë Behluli.

Sipas Behlulit, bashkëpunim i policisë ka qenë edhe me kompanitë dhe bizneset që i kanë përkrahur vazhdimisht deri në përfundimin e ndërtimit të shtëpisë

Në anën tjetër, Durak Bajrami, nga fshati Rancë që tashmë është përfitues i shtëpisë së re në Shtime, ka thënë se është falënderues ndaj të gjithë atyre që kontribuan për ndërtimin e shtëpisë së tij.

“Faleminderit prej policisë së Kosovës dhe prej të gjithëve që më kanë ndërtuar shtëpinë. Tash po ndihem shumë mirë dhe fëmijët do ta kenë më të lehtë të shkojnë në Shkollë”, ka thënë shkurt Bajrami. / Telegrafi/

Në trend

Më shumë
​Ligji i ri për tatimin në pronë, çfarë i pret bizneset nga viti i ardhshëm?

​Ligji i ri për tatimin në pronë, çfarë i pret bizneset nga viti i ardhshëm?

Ekonomi
Erërat e forta fryjnë aeroplanin gjatë aterrimit në aeroportin grek – e lëvizte anash sikur të ishte nga letra

Erërat e forta fryjnë aeroplanin gjatë aterrimit në aeroportin grek – e lëvizte anash sikur të ishte nga letra

Interesante
Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Juliana Nura konfirmon se është në lidhje, publikon fotografi me të dashurin e saj?

Juliana Nura konfirmon se është në lidhje, publikon fotografi me të dashurin e saj?

Magazina
Presidentja Osmani me dukje elegante në Paris, ndërsa pozon krah Macronit me bashkëshortin e saj

Presidentja Osmani me dukje elegante në Paris, ndërsa pozon krah Macronit me bashkëshortin e saj

Magazina
I vendosin bombë nën veturë, momenti kur automjeti i ukrainasit që punonte për rusët në Zaporizhzhia hidhet në erë

I vendosin bombë nën veturë, momenti kur automjeti i ukrainasit që punonte për rusët në Zaporizhzhia hidhet në erë

Evropa
Kalo në kategori