LAJMI I FUNDIT:

Ukraina shkatërron një stacion radari rus 100 milionë dollarësh, duke krijuar ‘një korridor ajror’ të favorshëm

Ukraina shkatërron një stacion radari rus 100 milionë dollarësh, duke krijuar ‘një korridor ajror’ të favorshëm

Një nga stacionet e radarit 100 milionë dollarësh të Vladimir Putinit raportohet se u shkatërrua në një sulm që mund të krijonte telashe për mbrojtjen ajrore të Rusisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ukraina lëshoi raketat balistike të furnizuara nga SHBA, ATACMS.

Gjenerali rus Yan Novikov u mburr gjatë verës se radari mund të dallojë aeroplanët më të avancuar, duke përfshirë F-22 Raptor dhe F-35 Lightning II.


Megjithatë, ushtria ukrainase nuk konfirmoi se kur kishte ndodhur sulmi apo nuk dha vendndodhjen e stacionit në deklaratën e saj.

Por ajo tha: “Njësitë e trupave raketore të Forcave të Armatosura të Ukrainës goditën me sukses stacionin e radarit rus Nebo-M me raketa balistike ATACMS”.

Ushtria ukrainase theksoi se shkatërrimi i stacionit të radarit do të krijojë një “korridor ajror” të favorshëm në mënyrë që të mund të përdorë raketat britanike me rreze të gjatë veprimi Storm Shadow dhe SCALP-EG.

Presidenti Volodymyr Zelensky u është lutur aleatëve prej muajsh që ta lënë atë të lëshojë raketa perëndimore thellë në Rusi.

Por edhe pas diskutimeve muajin e kaluar dhe pas vizitës së tij në SHBA, “embargoja” ndaj raketave me rreze të gjatë nuk është hequr ende. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori