Nëse për afërsinë me Rusinë dhe politikën agresive ndaj shteteve fqinje, Serbia ka gjetur mirëkuptim nga fuqitë perëndimore, të paktën për të zhdukurit gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, figurativisht shteti serb e ka marrë një shuplakë të fortë, gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit.
Të paktën kështu ka deklaruar Andin Hoti, kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.
“Dikush prej ministrave të BE-së i është drejtuar Serbisë dhe në një formë të ashpër iu ka thënë se kjo punë është e lehtë me u zgjidh, vetëm ju duhet me i hapë arkivat që po i kërkon jo vetëm Kosova, sepse nuk është folur vetëm për Kosovën, por që po i kërkon edhe Rajoni… Këtë ia ka thënë dikush prej ministrave të BE-së në takim, z.Gjuriq, ministrit të jashtëm të Serbisë”, deklaroi Hoti, raporto RTV Dukagjini.
Këto janë informacionet të cilat i ka marrë kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur, i cili kishte dalë nga takimi para se të ndodhë kjo bisedë.
Në një nga seancat e takimit të para dy ditëve, nëse jo në kuadër të Procesit, të paktën në Berlin për herë të pare u fol për të pagjeturit.
Para ministrave të jashtëm të Ballkanit dhe shteteve evropiane, fjalim ka mbajtur Haki Kasumi, kryetari i Komitetit Rajonal të Rrjetit Rajonal të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur nga ish-Jugosllavia.
“E para ka qenë që të tërhiqet vëmendja e këtyre ministrave, që ejani sepse në Ballkan është një problem goxha i madh, është një problem i ndjeshëm emocional sepse i kemi edhe shumë persona të zhdukur, nuk kemi mundur të flasim për vete, sepse një individ ka folur për të gjithë neve, por kemi folur kemi folur për 11 mijë persona të zhdukur që janë në Ballkan dhe ju lutem në një formë kemi kërkuar në një formë direkt involvimin e BE-së në zbardhjen e fatit të këtyre personave”, shtoi Hoti.
Në mesin e 11 mijë të zhdukurve në rajon, rreth 1600 janë të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. Edhe më 30 shtator, në takimin e thirrur nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, Kosova e ka riadresuar kërkesën në adresën e Serbisë për qasje në arkiva dhe në lokacionet në Serbi. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHaxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri