Përveç pagave, edhe teknologjia e stërvjetruar dhe mungesa e minatorëve të certifikuar janë disa nga sfidat që po përballet Trepça tash e sa kohë.
Drejtori i Minierës në Stantërg, Shyqyri Sadiku, kërkon nga Qeveria e Kosovës, nga institucionet përkatëse që sa më shpejt të ndihmojë këtë ndërmarrje me investime, në të kundërtën sipas tij do të ketë rënie të prodhimit.
Sfidat për ekzekutimin e pagave për minatorët, menaxhmenti në këtë ndërmarrje, ka hequr dorë nga benefitet mujore për Ushtruesin e Detyrës së drejtorit, dhe paga e tij është 1 mijë e 900 euro, krahasuar me atë të kryeshefit të mëhershëm sa ishte 2 mijë e 500 euro.
Përveç kësaj, Sadiku flet edhe për arsyet e largimit të disa minatorëve nga puna në muajt e fundit.
“E kam gjetur (minierën) në një situatë të rëndë dhe ka qenë edhe një sfidë për mua që jemi ballafaquar deri e kemi kthyer gjendjen normale në miniere për shkak derdhjes së acidit klorhidrik, që kanë pas pasojë edhe rreth 12 minatorë, një pjesë e tyre është me lëndime të rënda që kanë pas, janë duke u trajtuar ende. Jam ardhur në pozitë pas atij skandali, dhe kemi bërë përpjekje të bëjmë një rrëzim më të mirë rreth prodhimit, që e kemi arrit.
Në muajin shkurt, ka qenë një muaj shumë i mirë që i është kthyer prodhimit, por, fatkeqësisht në muajin mars, kur e kam paralajmëruar ish krye shefin e Trepçës në muajin shkurt që kemi me mbet pa furnizime, nuk kanë marrë asnjë masë dhe krejt muajin mars nuk kemi krijuar asnjë të hyrë, për shkak të mungesës së furnizimit me eksploziv, kanë filluar pastaj edhe pakënaqësitë e punëtorëve që kanë filluar edhe grevën, mos marrja e pagës me kohë, por, gjendja financiare e Trepçës ka qenë e vështirë për shkak mungesës së furnizimeve me mjete. Humbjet ditore janë sill rreth 40 mijë euro për një ditë.
Këtu marrë për bazë edhe një teknologji të stërvjetruar në minierë, kemi probleme edhe me mungesë të punëtorëve të certifikuar, që ata e kryejnë punën kryesore në miniere që aktualisht kemi rreth 18 minatorë të certifikuar, ndërsa kemi nevojë për rreth 60 minatorë të certifikuar”, thotë Sadiku.
Sadiku derisa nuk përjashton mundësinë e rënies së prodhimit, kërkon të rritet shuma e mjeteve financiare për investime në Trepçë.
“Nëse nuk certifikohen minatorët, mund të ketë edhe rënie të prodhimit, nëse nuk ke minatorë dhe xehetarë në ballë të punës me përgatit xehe për eksplatim, definitivisht kemi me pas edhe rënie të prodhimit. Por po besoj, se është krijuar një seriozitet më i madh, dhe një menaxhment është ardhur i ri tek Trepça dhe një bord është ardhur i ri, që kemi filluar pa përjashtuar edhe muajin korrik që ka qenë gati i gjithi grevë, dhe muaji gusht deri me 15 ka qenë grevë, ku kemi filluar prodhimin me 15 gusht, gjatë asaj periudhe kemi arrit një rezultat të kënaqshëm, diku 7 mijë ton vetëm për gjysmën e muajit, ndërsa sa i përket muajit shtat jemi një situatë shumë më të mirë…
Po shpresoj se në një të ardhme të afërt edhe Qeveria do të bëjë investime në teknologji, në Trepçë, dhe do të kërkon llogaridhënie prej përgjegjësve se a po shkojnë ato mjete në teknologji dhe investime aty ku duhet…Këtë vit (Qeveria) ka investuar 7.9 milionë euro…Kërkoj që ka qenë më e nevojshme të rritet, por këto investime që i bënë, më të kapshme për mua kanë qenë të investojë në teknologji që ne të sigurojmë pagat tona dhe në të ndihmojmë edhe e shtetin”, thotë Sadiku.
Ndërsa, ai thotë se si ushtrues detyre, kryeshefi i ri, ka heq dorë prej shumës së pagës që ka qenë më herët.
“Ish kryeshefi që është liruar nga detyra, bordi aktual, pagën e ka pas 2 mijë e 500 euro. Tash është emëruar një ushtrues detyre kryeshef i ri, që ka heq dorë prej pagës që ka qenë dhe tash pagën e ka rreth 1 mijë e 900 euro, ka heq dorë prej gjitha benfiicioneve që i takojnë, edhe prej veturës. Edhe unë kam heq dorë bashkërisht më të, që nuk e shfrytëzojmë as makinat për udhëtim të ndërmarrjes dhe as një benificion tjetër, as mbushje telefonike, përpos pagës që kemi, kemi heq dorë për shkak gjendjes financiare të Trepçës”, thotë ai.
Ndërsa, ai tregon edhe arsyet e largimit të punëtorëve nga kjo ndërmarrje.
“Një pjesë nuk janë lajmëruar me kohë, që dhe ligji e obligon që nëse humb tre ditë brenda muajit pa ndërprerë, ai e ka obligim të na njoftojë. Një numër i tyre që sipas informacione që kam, kanë migruar jashtë Kosovës dhe nuk e kanë bërë kërkesën për shkëputjen e kontratës. Momentin që nuk e bënë kërkesën për shkëputjen e kontratës fillojnë procedurat me flet paraqitje ,dhe shkojnë në komision disiplinor, dhe merr vendimet për shkëputjen e kontratës. Aktualisht në miniere tek ne janë shtatë që i është shkëputur kontrata, pra në njësinë tonë në miniera, dhe në procedura tek komisioni disiplinor janë edhe 13, për shkelje të detyrave të punës”, thotë Sadiku.
Kujtojmë se minatorët e Trepçës patën hyrë në grevë gjatë verës së këtij për shkak të mosrealizimit të pagave me kohë.
Ndërkaq, Qeveria e Kosovës nga Pakoja për Ringjallje Ekonomike ka ndarë mbi 4 milionë euro për pagat e minatorëve, në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale.
Rreth 30 milionë euro janë ndarë për ndërmarrjen publike Trepça nga Qeveria e Kosovës në katër vitet e fundit./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home – Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A