LAJMI I FUNDIT:

Pengimi i gazetares së Telegrafit nga zyrtari i komunës së Mitrovicës së Veriut, AGK: E papranueshme, gazetarët gëzojnë të drejtën për të ushtruar detyrën e tyre  

Pengimi i gazetares së Telegrafit nga zyrtari i komunës së Mitrovicës së Veriut, AGK: E papranueshme, gazetarët gëzojnë të drejtën për të ushtruar detyrën e tyre  

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar me shqetësim lidhur me veprimin pengues të shefit të kabinetit të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut drejt gazetares së Telegrafit, Blinera Mehmeti dhe asaj të Kallxo.com, Florinda Kelmendi.

AGK thekson se gazetarët gëzojnë të drejtë për të ushtruar detyrën e tyre të papenguar dhe çfarëdo përpjekje që cenon një të drejtë të tillë është e papranueshme, përkeqëson ambientin e të bërit gazetari dhe pengon informimin e drejtë dhe pasqyrimin objektiv të ngjarjes.

“Nuk na ka lon me xhiru, i kemi thonë është detyra jone prapë insistonte me ndal xhirimin”, ka thënë gazetarja e Telegrafit.


“Derisa unë po xhiroja arrestimin e Aleksandar Arsenijeviq, shefi i kabinetit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Visar Syla ka vendosur dorën në kamerën e telefonit tim dhe më ka thënë ‘mos xhironi!’. Unë i kam thanë që detyrë e kemi. Njëjtë ka penguar edhe punën e koleges gazetare nga Telegrafi.com” , është shprehur gazetarja e Kallxo.com lidhur me ngjarjen.

AGK bën thirrje që zyrtarët shtetëror të shmangin veprime të tilla që cenojnë punën e gazetarëve dhe rikujton gjendjen e rënduar të lirisë së medias në vend, që evidentohet edhe në raporte të matësve kredibil ndërkombëtar sikurse Reporterët pa Kufij, ku Kosova ka shënuar rënie prej 19 vendesh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E rrallë: Dy aeroplanë pasagjerësh fluturojnë afër njëri-tjetrit mbi hapësirën ajrore të Kosovës

E rrallë: Dy aeroplanë pasagjerësh fluturojnë afër njëri-tjetrit mbi hapësirën ajrore të Kosovës

Lajme
I dyshuar për 27 vepra penale, arrestohet 22 vjeçari në Prishtinë – mashtroi taksistët

I dyshuar për 27 vepra penale, arrestohet 22 vjeçari në Prishtinë – mashtroi taksistët

Kronika e Zezë
Rama i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, Kryeministria jep detaje

Rama i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, Kryeministria jep detaje

Lajme
Pala e dëmtuar vlerëson se vendimi për Shaban Gogajn e ka zbehur besimin në drejtësi, mbrojtja e të akuzuarit thotë se ishte vrasje nga pakujdesia

Pala e dëmtuar vlerëson se vendimi për Shaban Gogajn e ka zbehur besimin në drejtësi, mbrojtja e të akuzuarit thotë se ishte vrasje nga pakujdesia

Drejtësi
Arrestohet politikani serb Arsenijeviq dhe një tjetër në veri të Mitrovicës

Arrestohet politikani serb Arsenijeviq dhe një tjetër në veri të Mitrovicës

Lajme
Shpërthimi në Zubin Potok, Zeqiri: Ndodhi në shtëpinë e ish-kryetarit të komunës

Shpërthimi në Zubin Potok, Zeqiri: Ndodhi në shtëpinë e ish-kryetarit të komunës

Lajme
Kalo në kategori