Gjatë ditëve të fundit janë ngritur shqetësime mbi gjendjen e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Që nga data 1 tetor punëtorët e Qendrës së Studentëve dhe atyre të Shërbimit Korrektues të Kosovës po punojnë edhe në kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku përgatisin ushqimin për ushtarët.
Ish-ushtaraku Hysen Gecaj ka theksuar se në rastet ku implikimet politike janë të pranishme, lëshimet dhe gabimet janë pothuajse të pashmangshme, duke rrezikuar kështu profesionalizmin e FSK-së.
“Kur disa gjëra kalojnë në rregull dhe shihet që janë me komplekse. Opinioni duhet ta dijë këtë çështje dhe të informohet drejt. Këtu janë disa lëshime, po i quaj me një term tepër të butë, të cilat janë tepër të ndjeshme edhe për vetë FSK-në dhe për opinion”.
“Më herët e përmenda që janë dy struktura është ajo e FSK-së që e ka pjesën profesionale dhe është kjo e Ministria e Mbrojtjes ku ka implikime edhe politike. Dhe zakonisht aty ku ka implikime politike, ka këso lëshime dhe gabime. Sepse njerëzit e politikës janë mësuar që disa gjera ti bëjnë në një interes të një grupi të ngushtë ose të një individ apo me direktiva nga lart prej politikës. Kjo e rrezikon pjesën profesionale të FSK-së… dhe kjo është për shqetësim. Është fatbardhësi që ka mekanizma që janë kujtesë rezervë që mi evitu këto probleme të mundshme”, ka thënë Gecaj, në “FIVE” të Dukagjinit .
Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë Drizan Shala theksoi se ka pasur një neglizhencë nga ana e personave përgjegjës dhe kërkoi që ata të sillen para përgjegjësisë penale.
Ai e përshkroi këtë situatë si një sabotazh ndaj strukturave të FSK-së.
“… Ka një neglizhencë. Personat përgjegjës duhet të silleshin para përgjegjësisë penale, sepse mos të harrojmë se FSK-ja është element kushtetuese i Republikës së Kosovës. Dhe një veprim i tillë ka ndikuar drejtpërdrejt në kuptimin e asaj shpërfaqjes si një kabotazh ndaj FSK-së. Është tentuar të sabotohet përmes këtij elementi. Ndoshta në opinion duket si shumë banal. Por ka një peshë të rëndësishme strukturë e uniformuar brenda FSK-së”, ka thënë Shala. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje